Boksieri shqiptar, Shefat Isufi kryen matjet para ndeshjes së nesërme për titull WBA Continental kundër armenit Armenak Hovannisyan.
Isufi ka në karrierë 37 fitore, 4 humbje dhe 2 barazime teksa kërkon nesër në Munchen fitoren e 38 në karrierë. Ndërkohë kundërshtari i tij Hovannisyan ka 14 fitore, 3 humbje dhe 1 barazim.
Kjo është ndeshja kryesore e natës, në të cilën do të zhvillohen edhe 7 meçe të tjera.