TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Shea: Vuçiq e ka për detyrë të japë më shumë shpjegime për ngjarjen në Banjska

Ish - Zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jamie Shea, në një intervistë dhënë për tëvë1 ka deklaruar mes tjerash se vizita e David Cameron në Kosovë, dëshmon se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë ta mbështes fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

nga Shpat Blakcori
10 Janar, 2024
0
A A
Shea: Vuçiq e ka për detyrë të japë më shumë shpjegime për ngjarjen në Banjska

Situata e ndjeshme e sigurisë në rajon ka alarmuar shtetet më të fuqishme në botë.

Për këtë arsye, një vizitë të rëndësishme në Kosovë ditë më parë e bëri sekretari i jashtëm britanik, David Cameron, ku u taku me krerët shtetëror kosovar dhe me ushtarët britanik.

Ish zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea, vlerëson se vizita e David Cameron në Prishtinë, dëshmon edhe njëherë se Britania e mbështet fuqishëm Kosovën.

“Mbretëria e Bashkuar së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e tjera aleate shprehën shqetësimin e tyre për situatën e sigurisë në rajon, veçanërisht në Kosovë dhe në Bosnje Hercegovinë. Me vizitën e tij në Kosovë, sekretari i jashtëm britanik, David Cameron, dëshmoi se Mbretëria e Bashkuar e mbështet fuqishëm pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës, këto ishin mesazhe të qarta të tij. Pas ngjarje tragjike në Banjska ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Mbretëria e Bashkuara ishte nga shtetet e para që rriti prezencën ushtarakë në veriun e vendit”, ka thënë ai.

Për Tëvë1 ish – Zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jamie Shea, thotë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka për detyrë të jap më shumë shpjegime për ngjarjen në Banjska.

Ai shton se kjo histori nuk mund të mbyllet vetëm pasi që një person e ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj policisë së Kosovës.

“Ata që nuk janë miq të perëndimit janë të interesuar të shkaktojnë probleme në rajonin e Ballkanit, siç është në këtë rast presidenti rus Vladimir Putin. Ai synon që të shtrijë ndikimin e tij në Bosnje dhe ta pengojë rrjedhën e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo që pamë në Banjska ishte shumë e rrezikshme, ishte futur gjithë ai armatim brenda territorit të Kosovës prandaj pasojat mund të ishin shumë më të mëdha. Duhet ta dimë se kush i financoi ata paramilitare, kush i furnizoi ata me armë dhe si u futën brenda terrorit të Kosovës. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka për detyre të jap shpjegime për këto çështje. Nuk mund të mbyllet ngjarja në Banjska vetëm pasi që një person e morri përgjegjësinë për sulmin paramilitar, këtu ka akoma shumë gjëra të pathëna”, thotë Shea.

Por Shea, nuk e sheh Serbinë si një shtet të kontrolluar nga Rusia. Pasi sipas tij marrëdhëniet mes të dyja shteteve janë shumë më komplekse se kaq.

“Konsideroj që marrëdhëniet mes Serbisë dhe Rusisë janë shumë komplekse. Natyrisht që Rusia ka ndikim të Serbia, veçanërisht në sektorin e energjisë dhe në sektorin e biznesit. Serbia akoma vazhdon të blejë armë nga Rusia, por besoni apo jo serbët kanë bërë disa gjëra të rëndësishme për t’i ndihmuar Ukrainës. Mes tjerash, mos harroni faktin se Serbia është duke negociuar për t’u bërë anëtarë e Bashkimit Evropian. Pra unë nuk e shoh Serbinë si një shtet kukull të Rusisë, sepse konsideroj se marrëdhëniet mes tyre janë shumë më komplekse se kaq. Do të vijë një ditë që Serbia përfundimisht do ta zgjedh se në cilën rrugë të vazhdoj”, vlerëson ai.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka reaguar ashpër ndaj sekretarit të Jashtëm britanik, David Cameron, cili gjatë vizitës në Prishtinë deklaroi Britania e Madhe do ta ndihmojë Kosovën për të marrë njohje të reja.

Tags: BanjskaJamie SheaSerbia
ShareTweet

Postime të ngjashme

LDK publikon letrën e Abdixhikut për Kurtin

Abdixhiku paralajmëron platformën 15-pikëshe për Qeverinë e Unitetit

Auto Draft

Bizneset pritet të shtrenjtojnë produktet, shkak çmimi i rrymës

Auto Draft

Tuneli i “kurrizi” gati në qershor, qytetarët shprehen të kënaqur me projektin

Sulmi me armë ndaj furgonit që po transportonte para, deklarohet policia

Grabitja në Veternik – pas 75 ditëve trajtim në Turqi, vushtrriasi kthehet në shtëpi

Portugalia  fiton trofeun e Ligës së Kombeve

Portugalia  fiton trofeun e Ligës së Kombeve

LDK publikon letrën e Abdixhikut për Kurtin

Abdixhiku paralajmëron platformën 15-pikëshe për Qeverinë e Unitetit

Auto Draft

Bizneset pritet të shtrenjtojnë produktet, shkak çmimi i rrymës

Auto Draft

Tuneli i “kurrizi” gati në qershor, qytetarët shprehen të kënaqur me projektin

Sulmi me armë ndaj furgonit që po transportonte para, deklarohet policia

Grabitja në Veternik – pas 75 ditëve trajtim në Turqi, vushtrriasi kthehet në shtëpi

Ndalimi i ish-policit  në Serbi, Morina: Qetësia në veri nuk i konvenon Vuçiqit

Ndalimi i ish-policit në Serbi, Morina: Qetësia në veri nuk i konvenon Vuçiqit

Policia: Vdekja e të riut në autostradën “Arbën Xhaferi” nuk ishte si pasojë e aksidentit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X