TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shea: NATO-ja të angazhohet më shumë për sigurinë e Kosovës

by Shpat Blakcori
3 vjet ago
0
A A
Shea: NATO-ja të angazhohet më shumë për sigurinë e Kosovës

Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë kohës së luftës në Kosovë, Jamie Shea, gjatë një intervistë dhënë për tëvë1 ka deklaruar mes tjerash se NATO-ja duhet ta rris angazhimin e saj në Kosovë për shkak te tensioneve të larta me Serbinë. Ai i ka bërë thirrje palëve që të rikthehen në tryezën e bisedimeve.

Në Beograd, shefi i NATO-s la një mesazh të madh.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha grumbullimi i ushtrisë serbe pranë Kosovë nuk i ndihmon situatës.

Por deklaratat e sekretarit të aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, nuk i bënë shumë përshtypje presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq tha se askush nuk mund t’i tregoj atij se ku ta vendos ushtrinë.

E për shkak të këtyre zhvillimeve të fundit, ish-zëvendës i ndihmësit të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jamie Shea situata e sigurisë i duket si e ndjeshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Nuk ka dyshim se situata në Ballkanin Perëndimor është ndjeshme, prandaj vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ka rëndësi të veçantë. Që nga pranvera situata ka qenë shumë tensionuar në Kosovë. Së pari ishte çështja e targave, zgjedhjet në veri, dhe së fundmi kulmoi me aksionin paramilitar në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës.
Prezenca e Stoltenberg në Ballkan tregon se NATO-ja i ka sytë tek rajoni për të ofruar siguri dhe paqe”, tha ish-zëvendës i ndihmësit të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jamie Shea.

Tutje Shea, vlerëson se NATO duhet të merr më shumë masa për sigurinë e Kosovës dhe të vendos trupat e tij përgjatë vijës kufitare në veri.

“Në asnjë formë Kosova nuk paraqet rrezik për Serbinë dhe është absurde të mendohet ndryshe. Nëse është e sigurt ajo qe tha kryeministri Kurti se Beogradi ka dislokuar sistemet kundër-ajrore në afërsi të kufirit me Kosovën atëherë kjo është diçka serioze. Ato sisteme kundër-ajrore do ta paraqisnin më shumë rrezik për helikopterët e KFORI-t sepse Kosova nuk ka mjete të tilla në dispozicion. Me të vërtetë po shpresoj se Serbia nuk ka ndërmarrë aso veprime. Duke i pasur parasysh të gjitha këto rrethana, konsideroj se është e domosdoshme të shtohet numri i ushtarëve të KFORI-t në Kosovë dhe ata të pozicionohen përgjatë kufirit në veri. Në atë pjesë të vendit duhet të evitohet në çdo mënyrë transportimi i armëve dhe i mjeteve të tjera të rrezikshme”, u shpreh Shea.

Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea, thotë se ndikimi i Rusisë në Ballkan ka rënë, megjithatë sipas tij akoma Moska synon që të krijoj trazira.

“Rusia synon gjithmonë të krijojë probleme për Perëndimin dhe është në kërkim të mundësive për ta bërë këtë gjë. Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg ka paralajmëruar për rrezikun dhe ndikimin e Rusisë në Republikën Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë. Gjithashtu Rusia i nxit dhe i përkrah gjithandej forcat populiste në Ballkan për të krijuar ndarje. Megjithatë ne ditët e sotme fuqia e Rusisë ka rënë dukshëm dhe nuk mund të krahasohet me fuqinë e Perëndimit”, deklaroi Shea.

Vetëm dy ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se po ngjan një riorganizim paramilitar e terrorist nga Millan Radoiçiq dhe se Serbia ka dislokuar sistemet kundër-ajrore në afërsi të kufirit me Kosovën.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Malet e Shëngjinit në Shqipëri përfshihen nga zjarret

​Zjarret në Shqipëri, 10 vatra aktive, ndërhyrjet nga ajri, shiu ndihmoi jugun

Sadiku: Albin Kurti është arrogant si Hashim Thaçi, ky fakt do t’i hakmerret

Sadiku: Albin Kurti është arrogant si Hashim Thaçi, ky fakt do t’i hakmerret

Deputeti i LDK-së: Kurti është “pazargji”, edhe pazar të kerreve nëse shkohet, bëhen disa oferta më të sinqerta

Deputeti i LDK-së: Kurti është “pazargji”, edhe pazar të kerreve nëse shkohet, bëhen disa oferta më të sinqerta

Bahtiri thotë se VV i ka ftuar të gjithë në takime: PDK po e pret 16 shtatorin

Komuna e Prishtinës fton parkingjet private të aplikojnë për leje, afati deri më 31 gusht

Komuna e Prishtinës fton parkingjet private të aplikojnë për leje, afati deri më 31 gusht

Sveçla: Ndërkombëtarët duhet ta izolojnë Serbinë derisa Vuçiq të marrë masa ndaj Paunoviqit

Xhelal Sveçla publikon njoftim me rëndësi për ata që aplikojnë për dokumentin e shtetësisë

Bahtiri: Nuk duam që paratë nga magjet e fukarenjve t’i dërgojmë për organizimin e zgjedhjeve

Bahtiri: Nuk duam që paratë nga magjet e fukarenjve t’i dërgojmë për organizimin e zgjedhjeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën