TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

ShBA pret marrëveshje për targat në Kosovë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
ShBA pret marrëveshje për targat në Kosovë

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, tha se Shtetet e Bashkuara shpresojnë që palët “mund të zgjidhin çështjen e targave paqësisht përgjatë ditëve në vijim”.

“Ne plotësisht e mbështesim dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Kjo është arsyeja që i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ishte në Prishtinë e Beograd për të mbështetur këtë proces”, tha zoti Price duke theksuar se edhe vet Sekretari i Shtetit, Blinken, është thellësisht i angazhuar në këtë proces.

“Ai ka biseduar me të dy, presidentin serb (Aleksandar) Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti më herët gjatë këtij muaji. Ai ka nënvizuar mbështetjen tonë për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa ka bërë thirrje për angazhim përmbajtjesor në garantimin e paqes dhe qëndrueshmërisë në rajon”, tha ai.

Javën e kaluar i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili vizitoi Prishtinën dhe Beogradin tha se bashku me diplomatët evropianë ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të zgjasin afatin e konvertimit të targave të makinave për dhjetë muaj dhe tashmë janë në pritje të përgjigjes.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të martën se afati për konvertim të targave është shtyrë një herë dhe data e fundit do të jetë 31 tetori, por theksoi se qeveria e tij i trajton seriozisht dhe me kujdes këshillat e partnerëve ndërkombëtarë.

“Përveç se duam të respektohet rendi dhe ligji, gjithashtu jemi të kujdesshëm që të mos rrezikohet paqja edhe siguria. Prandaj edhe kur aleatët, partnerët e miqtë tanë ndërkombëtarë na japin sugjerime, ne ato i marrim shumë seriozisht dhe i analizojmë më kujdes”, tha kryeministri Kurti, ndërsa nënvizoi se është në bashkërendim të vazhdueshëm me KFOR-in dhe Departamentin amerikan të Shtetit.

Ai u bëri thirrje qytetarëve serbë të Kosovës që të konvertojnë targat e makinave të tyre, duke nënvizuar se ky vendim nuk është i drejtuar kundër tyre, përkundrazi synon të krijojë lehtësi financiare për ta.

Kryeministri Kurti tha se fushata për konvertim të targave është po dëmtohet nga një “fushatë negative që e ka burimin në Beograd”….“Por edhe nga aktet kriminale të dhunës ndaj disa prej personave të komunitetit serb të cilët i kanë konvertuar targat në RKS”, tha ai. Në Beograd ndërkaq presidenti serb tha se “na presin kohë të vështira, do të jemi me serbët në Kosovë, të cilët kanë treguar se nuk duan ta dëgjojnë Kurtin e as të tjerët, por veten dhe ndërgjegjen e tyre”.

Tensionet e verës së këtij viti ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rreth përdorimit të dokumenteve të identifikimit dhe targave të makinave nxitën një reagim më të ngjeshur diplomatik për të shmangur përplasjet në një periudhë zhvillimesh të ndjeshme politike në Evropë për shkak të agresionit rus në Ukrainë.

Me 27 gusht Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për lëvizjen e lirë të qytetarëve, ndërsa më 31 tetor përfundon afati për konvertimin e targave të makinave për qytetarët serbë që përdorin targa të lëshuara nga Serbia. Me vendimin e qeverisë përdoruesit e këtyre targave duhet t’i kthejnë në ato të Republikës së Kosovës RKS, por kjo kundërshtohet nga Beogradi.

Kërkesa perëndimore për shtyrjen e afatit ndodhë në një periudhe kur janë shtuar zërat për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë që do të përparonte procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet tyre./VOA

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mot i vranët dhe me riga shiu

Ndryshon moti, java e ardhshme me reshje shiu e bore

Trepça fiton derbin ndaj Bashkimit

Trepça fiton derbin ndaj Bashkimit

“Më kanë thënë që ka shkuar me ta ble një biçikletë” Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës së Yll Morinës

“Më kanë thënë që ka shkuar me ta ble një biçikletë” Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës së Yll Morinës

Qytetarët ankohen për mungesë barnash në QKUK

Mot i vranët dhe me riga shiu

Ndryshon moti, java e ardhshme me reshje shiu e bore

Trepça fiton derbin ndaj Bashkimit

Trepça fiton derbin ndaj Bashkimit

​Parashikimet për Oscars 2026: Kush do të fitojë dhe kush duhet të fitojë?

​Parashikimet për Oscars 2026: Kush do të fitojë dhe kush duhet të fitojë?

“Më kanë thënë që ka shkuar me ta ble një biçikletë” Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës së Yll Morinës

“Më kanë thënë që ka shkuar me ta ble një biçikletë” Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës së Yll Morinës

Kryeministri kroat kritikon BE-në: Sulmi në Banjskë kaloi sikur nuk ndodhi asgjë

Plenkoviq: Raketat hipersonike të Serbisë shërbejnë për sulme me rreze të gjatë në tokë

Qytetarët ankohen për mungesë barnash në QKUK

Pensionistët të pakënaqur me rritjen prej 20%, paralajmërojnë protestë

Për katër vjet 20 mijë pensionistë më shumë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën