Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka thënë se masakra e Reçakut ishte një pikë kthese tragjike për njëzimin që nxiti botën të veprojë.
Në një mesazh me rastin e 26 vjetorit të kësaj masakre thuhet se ShBA qëndron përkrah popullit të Kosovës, duke bërë thirrje për drejtësi.
“Sot, SHBA qëndron përkrah popullit të Kosovës në kujtimin e viktimave të masakrës së Reçakut – një pikë kthese tragjike për njerëzimin që nxiti botën të veprojë. Ndërsa nderojmë viktimat, ne ripërtërijmë angazhimin tonë të përbashkët për të vërtetën, drejtësinë dhe pajtimin”, thuhet në postimin e ambasadës.