TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

ShBA kërkon dorëheqjen e katër kryetarëve në veri, ministri Krasniqi i quan kërkesa të Beogradit

by Fetije Kamberi
3 vjet ago
0
A A

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i ka quajtur kërkesa të Beogradit, thirrjet e emisarit të ShBA-së Gabriel Escobar, që kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës të dorëhiqen për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja. Sipas Krasniqit, Beogradi ka qenë shkaktar që serbët nuk kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit.

Një ditë para takimit në mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, temë kryesore kanë qenë zgjedhjet e parakohshme në veri të vendit.

Për këtë çështje ka folur edhe i dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Sipas tij, dorëheqja e kryetarëve do ishte zgjidhje më pak e komplikuar për veriun.

“Nëse doni të keni zgjedhje të reja me pjesëmarrjen e serbëve, mendoj se dorëheqjet janë rruga më e shpejtë, më e lehtë. Peticioni si nismë nuk është provuar ndonjëherë më parë. Në fakt, nuk ekzistojnë shumë nga rregulloret dhe ligjet për këtë. Megjithatë, po kërkojmë për çfarëdo mundësie brenda Kushtetutës, që do të mundësonte mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Po kërkojmë nga serbët që të marrin pjesë plotësisht në zgjedhje kur ato të vendoset të mbahen. Se si arrijmë deri aty, është çështje që do të diskutohet mes palëve. Por, gjithsesi besoj se dorëheqjet do të ishin më të shpejtat. Megjithatë, po e përcjellim situatën me shumë vëmendje”, ka deklaruar Escobar.

Por dorëheqjet nuk po shihet si rrugë e duhur për ministrin e administrimit të pushtetit lokal, Elbert Krasniqi.

Madje ai ka thënë që këto kërkesa janë të Beogradit.

“Udhëzimi administrativ është proces demokratik dhe gjithçka tjetër nuk është kërkesë e qytetarëve atje, por janë kërkesa të Beogradit. Ato nuk janë kërkesa në të mirë të qytetarëve”. “Largimi i tyre mund bëhet përmes formës që është shumë demokratike. Kush mund të garantojë që serbët do të marrin pjesë në zgjedhje nëse kryetarët japin dorëheqje? Për atë është e rëndësishme të kemi vullnet të qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje”, u shpreh ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Mirëpo ky peticion sipas ish anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziut është antikushtetues.

Kryeziu tregon se nëse shkojnë hapat sipas këtij udhëzimi, zgjedhjet e reja janë pas muajit shkurt të vitit 2024.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka bërë një udhëzim administrativ me të cilin përmes peticionit kërkon largimin e katër kryetarëve të komunave veriore.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maqedonci dekoron me medaljen “Shërbim i Shquar” gjeneralin amerikan të Gardës Kombëtare të Ajovës

Maqedonci dekoron me medaljen “Shërbim i Shquar” gjeneralin amerikan të Gardës Kombëtare të Ajovës

Sot diplomon Gjenerata e 63-të e Policisë së Kosovës

Sot diplomon Gjenerata e 63-të e Policisë së Kosovës

Shqipëria dhe FSK-ja zhvillojnë stërvitje të përbashkët të kërkim-shpëtimit malor në Prevallë

Shqipëria dhe FSK-ja zhvillojnë stërvitje të përbashkët të kërkim-shpëtimit malor në Prevallë

KPK përgatitet për testin e rekrutimit të prokurorëve të rinj

Moderatori Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Moderatori Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Sunderlandi edhe katër ndeshje pa Xhakën

Kërkohet largimi i Xhakës dhe trajnerit nga Sunderlandi

Sot diplomon Gjenerata e 63-të e Policisë së Kosovës

Sot diplomon Gjenerata e 63-të e Policisë së Kosovës

Tirana mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor

Tirana mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor

Shqipëria dhe FSK-ja zhvillojnë stërvitje të përbashkët të kërkim-shpëtimit malor në Prevallë

Shqipëria dhe FSK-ja zhvillojnë stërvitje të përbashkët të kërkim-shpëtimit malor në Prevallë

SHBA-ja paraqet plan për sigurinë evropiane në prag të bisedimeve për Ukrainën

SHBA-ja paraqet plan për sigurinë evropiane në prag të bisedimeve për Ukrainën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën