TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

ShBA: Ka të dhëna të “arsyeshme” se Izraeli mund të ketë shkelur ligjin ndërkombëtar në Gazë

nga TËVË 1
11 Maj, 2024
0
A A
ShBA: Ka të dhëna të “arsyeshme” se Izraeli mund të ketë shkelur ligjin ndërkombëtar në Gazë

Administrata e Presidentit Joe Biden tha të premten se përdorimi i armëve të dërguara nga Shtetet e Bashkuara nga Izraeli në Gazë, ka gjasa të ketë shkelur ligjin ndërkombëtar humanitar, por rrethanat e luftës ua kanë bërë të pamundur zyrtarëve amerikanë ta provojnë një gjë të tillë me siguri.

Përfundimi se ka të dhëna të “arsyeshme” se Izraeli mund të ketë shkelur ligjin ndërkombëtar në luftën e Gazës, i publikuar si pjesë e një raporti që iu dorëzua Kongresit të premten, është deklarimi më i fortë i këtij lloji nga administrata e zotit Biden për aleatin e Shteteve të Bashkuara.

Por pohimi se nuk ishte në gjendje të bënte një lidhje konkrete mes armëve të dërguara nga ShBA-së dhe sulmeve të veçanta të forcave izraelite në Gaza, mund t’i japë administratës një hapësirë për vendimet e ardhshme për dërgim armësh në Izrael.

Vlerësimi vjen pas shtatë muajsh sulmesh ajrore, luftimesh tokësore dhe kufizimeve të ndihmave që kanë shkaktuar vdekjen e afro 35,000 palestinezëve, kryesisht gra dhe fëmijë.

Zoti Biden është përpjekur të mbajë një ekuilibër gjithnjë e më të vështirë, në mbështetje të luftës së kryeministrit Benjamin Netanyahu kundër Hamasit. Ai është përballur me indinjatë në rritje brenda dhe jashtë vendit lidhur me rritjen e numrit të viktimave palestineze dhe gjendjes gjithnjë e më të mjerë humanitare, shkaktuar kryesisht nga kufizimet izraelite për shpërndarjen e ushqimit dhe ndihmave në Gazë.

Tensionet janë intensifikuar edhe më tej javët e fundit nga këmbëngulja e kryeministrit Benjamin Netanjahu për të zgjeruar ofensivën e ushtrisë izraelite në qytetin jugor të Rafahut, pavarësisht kundërshtimit të vendosur të zotit Biden. Ndërsa bën fushatë për rizgjedhje përballë kandidatit të pritshëm republikan Donald Trump, Presidenti Biden përballet me thirrjet e shumë demokratëve që të ndërpresë fluksin e armëve ndaj Izraelit dhe akuzat e republikanve se po luhatet në mbështetjen për Izraelin.

Një zyrtar amerikan tha se administrata demokrate ndërmori një nga hapat e parë drejt kushtëzimit të ndihmës ushtarake për Izraelin ditët e fundit kur ndali një dërgesë prej 3500 bombash për shkak të shqetësimin të një ofensive izraelite në Rafah, një qytet jugor ku janë tashmë mbi një milion palestinezë.

Shtëpia e Bardhë u kishte kërkuar departamenteve të Mbrojtjes dhe të Shtetit të kryenin “një vlerësim të çdo raporti të besueshëm ose pretendimi se artikuj mbrojtjeje dhe shërbime të mbrojtjes, janë përdorur në një mënyrë që bie ndesh me ligjin ndërkombëtar, përfshirë të drejtën ndërkombëtare humanitare.”

Po ashtu këto departamente duhet të njoftonin Kongresin nëse mendonin se Izraeli kishte penguar dërgimin e ndihmave humanitare në Gazë për civilët.

Ligjvënësit dhe të tjerë që ishin në mbështetje të raportit vlerësues thanë se zoti Biden dhe udhëheqës të mëparshëm amerikanë kanë ndjekur një standard të dyfishtë lidhur me zbatimin e ligjeve mbi rregullat për përdorimin e armëve që dërgon ShBA për ushtritë e huaja, një akuzë që administrata Biden e mohon.

Çdo përfundim kritik ndaj Izraelit pritet të shtojë presionin ndaj zotit Biden për të frenuar fluksin e armëve dhe parave për ushtrinë izraelite, si edhe tensionet me qeverinë e djathtë të zotit Netanjahu lidhur luftën.

Një gjë e tillë mund të rrezikojë gjithashtu mbështetjen për zotin Biden në zgjedhjet presidenciale të këtij viti nga disa votues që mbështesin me forcë Izraelin.

Izraeli e filloi ofensivën e tij pas sulmit të 7 tetorit nga Hamasi që shkaktoi vdekjen e rreth 1200 personave.

Izraeli thotë se po ndjek të gjitha ligjet e SHBA-së dhe ndërkombëtare, se po heton akuzat për abuzim nga forcat e tij dhe se fushata e tij në Gazë është proporcionale me kërcënimin ekzistencial që paraqet Hamasi.

Një raport i dërguar administratës së zotit Biden nga një grup ekspertësh ushtarakë, akademikë dhe ish-zyrtarë të Departamentit të Shtetit, detajoi sulmet izraelite ndaj autokolonave të ndihmave, gazetarëve, spitaleve, shkollave dhe qendrave të refugjatëve dhe vendeve të tjera. Ata argumentuan se numri i vdekjeve të civilëve në ato sulme ishte në disproporcion me goditjet kundër objektivave ushtarake.

Tags: GazaIzraeliSHBA
ShareTweet

Postime të ngjashme

PS fton anëtarët e saj ta “ruajnë votën”

PS fton anëtarët e saj ta “ruajnë votën”

Berisha pas procesit të votimit: Bandat të mos ndryshojnë rezultatin

Berisha pas procesit të votimit: Bandat të mos ndryshojnë rezultatin

Andoni: Dalja e ulët në votime tregon që qytetarët s’e pëlqejnë ofertën e PD-së e as PS-së

Andoni: Dalja e ulët në votime tregon që qytetarët s’e pëlqejnë ofertën e PD-së e as PS-së

Kreu i KQZ-së thirrje partive politike: Tregoni qetësi dhe vetëpërmbajtje

Kreu i KQZ-së thirrje partive politike: Tregoni qetësi dhe vetëpërmbajtje

PS fton anëtarët e saj ta “ruajnë votën”

PS fton anëtarët e saj ta “ruajnë votën”

Berisha pas procesit të votimit: Bandat të mos ndryshojnë rezultatin

Berisha pas procesit të votimit: Bandat të mos ndryshojnë rezultatin

Vdes një 24-vjeçar nga arma e zjarrit, policia po e heton si “vdekje të dyshimtë”

Andoni: Dalja e ulët në votime tregon që qytetarët s’e pëlqejnë ofertën e PD-së e as PS-së

Andoni: Dalja e ulët në votime tregon që qytetarët s’e pëlqejnë ofertën e PD-së e as PS-së

Kreu i KQZ-së thirrje partive politike: Tregoni qetësi dhe vetëpërmbajtje

Kreu i KQZ-së thirrje partive politike: Tregoni qetësi dhe vetëpërmbajtje

Auto Draft

48 orë, 11 raste të dhunës në familje, pse po ndodhin?

Auto Draft

Nga kompania më madhe e tregtimit të Kriptovalutave shprehen të habitur me atë çfarë panë në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X