TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

ShBA: Jemi të shqetësuar me kundërshtimin që partitë opozitare po ia bëjnë propozimit evropian

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Edhe SHBA kundër mënyrës së procesit të  votimit për Kryeprokurorin

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka thënë se është e shqetësuar me deklaratat e liderëve dhe zyrtarëve të tjerë të partive opozitare të Kosovës, të cilët po e shprehin hapur kundërshtimin ndaj propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Këto pikëpamje nuk përputhen me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për propozimin”, ka thënë për teve1.info Katherine Judd, zëdhënëse e ambasadës amerikane.

Tutje Ambasada ka potencuar se përpjekjet e tyre për ta çuar përpara këtë propozim, kanë përfshirë edhe konsultimet me partitë opozitare.

“Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë në mënyrë të përsëritur se ne mbështesim Dialogun e lehtësuar nga BE. Në veçanti, ne e mbështesim plotësisht propozimin e BE-së për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Përpjekjet tona të përbashkëta për ta çuar përpara këtë propozim kanë përfshirë konsultimet me partitë opozitare të Kosovës” thuhet tutje në përgjigjen e tyre.

Në fund nga ambasada kanë përsëritur se mbështetja për planin franko-gjerman ka ardhur nga nivelet e larta, përfshirë presidentin Biden.

“Në nivelet më të larta të qeverisë, Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë këtë mbështetje. Presidenti Biden dhe Sekretari i Shtetit Blinken, në komunikimet e tyre të fundit për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, nënvizuan se propozimi ka mbështetjen tonë të fortë dhe do ta avancojë shumë Kosovën drejt stabilitetit më të madh rajonal, prosperitetit ekonomik dhe integrimit evropian dhe euroatlantik”, bëhet e ditur në përgjigjen për teve1.info.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Banorët e fshatit Zajm ankohen se dikush ka nisur që t’i përvetësoj pronat ku ata jetojnë

Banorët e fshatit Zajm ankohen se dikush ka nisur që t’i përvetësoj pronat ku ata jetojnë

“Sot ndjejmë lehtësim, sepse dimë ku të dërgojmë lule” – rivarrosen martirët e Kralanit

“Sot ndjejmë lehtësim, sepse dimë ku të dërgojmë lule” – rivarrosen martirët e Kralanit

Nderohet sakrifica e tre dëshmorëve të masakrës së Kralanit

Nderohet sakrifica e tre dëshmorëve të masakrës së Kralanit

Trump: Do ta zgjidhi sërish çështjen mes Kosovës dhe Serbisë

A po kërkon Trump nga Serbia njohjen e Kosovës?

Kosova mposhtet nga Sllovakia në parakualifikimet e Eurobasketit

Clinton thotë se nuk kishte asnjë njohuri për anën e errët të jetës së Jeffrey Epsteinit

Clinton thotë se nuk kishte asnjë njohuri për anën e errët të jetës së Jeffrey Epsteinit

Vdekja e 55-vjeçarit, punëtori i KEK-ut dyshohet se u godit aksidentalisht

Vdekja e 55-vjeçarit, punëtori i KEK-ut dyshohet se u godit aksidentalisht

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën