TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

ShBA-ja sanksionon subjekte e individë izraelitë për dhunën ndaj palestinezëve

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
ShBA-ja sanksionon subjekte e individë izraelitë për dhunën ndaj palestinezëve

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të mërkurën kundër subjekteve dhe individëve izraelitë, për të cilët thanë se kanë lidhje me dhunën e ushtruar kundër civilëve palestinezë në Bregun Perëndimor të uzurpuar nga Izraeli.

Njëkohësisht, SHBA-ja i bëri thirrje Qeverisë së Izraelit të ndërmarrë veprime për t’i mbajtur ata përgjegjës.

Uashingtoni vendosi sanksione kundër tre individëve dhe pesë subjekteve izraelite, përfshirë kundër grupit të ekstremit të djathtë, Lehava.

Administrata e presidentit Joe Biden tha se pjesëtarët e Lehavas janë përfshirë në veprime të vazhdueshme të dhunës kundër palestinezëve.

Lehava e kundërshton asimilimin e hebrenjve me johebrenj, dhe bën agjitacion kundër arabëve në emër të fesë dhe të sigurisë kombëtare.

Themeluesi dhe lideri i këtij grupi, Ben-Zion Gopstein, është futur kohë më parë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara. Edhe Britania e Madhe e ka goditur Lehavan me sanksione.

SHBA-ja vendosi sanksione edhe kundër katër posteve të paautorizuara në Bregun Perëndimor, për të cilat Departamenti i Shtetit tha se janë “armatosur” për dhunë, në mënyrë që t’i shpërngulin palestinezët, duke i prishur kullotat, duke e kufizuar qasjen në bunarët e ujit dhe duke kryer sulme të dhunshme ndaj fqinjëve palestinezë.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, tha se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara nga dhuna ekstremiste dhe mungesa e stabilitetit në Bregun Perëndimor, të cila e minojnë vetë sigurinë e Izraelit.

“Ne i bëjnë thirrje Qeverisë së Izraelitë të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për t’i mbajtur përgjegjës këta individë dhe këto subjekte. Në mungesë të hapave të tillë, ne do të vazhdojmë të vendosim masat tona”, tha ai.

Izraeli e okupoi Bregun Perëndimor në luftën e Lindjes së Mesme në vitin 1969. Palestinezët duan që Bregu Perëndimor të jetë në qendër të një shteti të tyre të pavarur.

Izraeli ka ndërtuar vendbanime hebraike atje, të cilat cilësohen si të jashtëligjshme nga shumica e vendeve të botës. Por, Izraeli e kundërshton këtë, dhe citon lidhjet historike dhe biblike me këtë tokë.

Në shkurt, administrata Biden tha se vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor nuk janë në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Tags: IzraelPalestinezëSHBA
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vuçiq thotë se Serbia do të hetojë vrasjen e policit të Kosovës

Serbia ulë akcizat në produktet e naftës për 40 për qind

Liderët e BE-së kritikojnë kryeministrin hungarez për bllokimin e kredisë prej 103 miliardë dollarësh për Ukrainën

Liderët e BE-së kritikojnë kryeministrin hungarez për bllokimin e kredisë prej 103 miliardë dollarësh për Ukrainën

Erdogan: Terroristët s’do të kenë sukses në Turqi

Erdogan: Terrorizmi i Netanyahut vazhdon të kërcënojë paqen rajonale dhe globale

​“Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, Peleshi takohet me presidenten e Bundestagut

​“Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, Peleshi takohet me presidenten e Bundestagut

Vuçiq thotë se Serbia do të hetojë vrasjen e policit të Kosovës

Serbia ulë akcizat në produktet e naftës për 40 për qind

Prizreni vazhdon traditën – Ky është personi që për 30 ditë lajmëroi me fishekzjarrë kohën e iftarit nga Kalaja

Prizreni vazhdon traditën – Ky është personi që për 30 ditë lajmëroi me fishekzjarrë kohën e iftarit nga Kalaja

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin, Tërnava bën thirrje për tolerancë politike e kompromise

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin, Tërnava bën thirrje për tolerancë politike e kompromise

Emisioni “Ditari” 20.03.2026

Emisioni “Ditari” 20.03.2026

​Ish-zëdhënësi i NATO-s: Trupat amerikane në KFOR e mbajnë Kosovën në radarin e Shtëpisë së Bardhë

Haradinaj kritikon qeverinë Kurti për ndalimin e Autostradës së Dukagjinit

AARC kërkon rol udhëheqës të ShBA-së në dialogun Kosovë–Serbi

AARC kërkon rol udhëheqës të ShBA-së në dialogun Kosovë–Serbi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën