TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

ShBA-ja sanksionon agjentët rusë që tentuan të ndikojnë në zgjedhjet amerikane

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
ShBA-ja sanksionon agjentët rusë që tentuan të ndikojnë në zgjedhjet amerikane

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë vendosur sanksione ndaj dy agjentëve të inteligjencës ruse që u përpoqën të ndikonin në zgjedhjet lokale në SHBA, tha Departamenti amerikan i Thesarit.

Dy oficerë të Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB), të akuzuar së fundmi nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, luajtën një rol të rëndësishëm në përpjekjet e Kremlinit për të kryer “operacione globale të ndikimit malinj”, sipas një deklarate të botuar më 23 qershor.

Dy oficerët, Yegor Popov dhe Alexey Sukhodolov, u akuzuan nga Departamenti i Drejtësisë në prill, me pretendimin se ata punuan për të minuar proceset demokratike në SHBA dhe vende të tjera, nëpërmjet një rrjeti bashkëpunëtorësh.

SHBA-ja akuzon Kremlinin për përdorimin e rrjeteve të tilla shfrytëzimin e ndarjeve sociale, për të minuar besimin në proceset demokratike dhe për të inkurajuar pikëpamjet politike anti-amerikane dhe antidemokratike.

Si pjesë e përpjekjeve të tij, Kremlini shpesh përdor mediat sociale si një mjet për të përhapur dezinformata, për të ngatërruar dhe mashtruar qytetarët globalisht, përfshirë qytetarët amerikanë, në mënyrë që të arrijë qëllimet operacionale dhe gjeopolitike të Rusisë.

Departamenti pretendon se Popov dhe Sukhodolov kanë punuar me Alexandr Ionov, shtetas rus i akuzuar për kryerjen e aktiviteteve shumëvjeçare për të përdorur grupe politike në Florida, Gjeorgji dhe Kaliforni, për të ndërhyrë në zgjedhje.

Ionov u akuzua së bashku me Natalya Burlinovën dhe organizatat e tyre përfunduan në listën e sanksioneve të OFAC, e cila mbahet nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së, sepse ato vepronin në emër të autoriteteve ruse.

Departamenti amerikan i Thesarit ka akuzuar Rusinë për rekrutimin e njerëzve dhe grupeve në mbarë botën, të cilët janë të pozicionuar mirë për përhapjen e dezinformatave dhe për të destabilizuar më me sukses shoqëritë demokratike, shkruan REL.

“Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë kërcënime ndaj demokracisë sonë dhe veprimi i sotëm është pjesë e një përpjekjeje e të gjithë qeverisë, për të mbrojtur sistemin tonë të qeverisjes përfaqësuese”, tha Brian Nelson, nënsekretari i Departamentit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare.

Departamenti nuk theksoi se për cilat zgjedhje specifike bëhej fjalë, në të cilat rusët dyshohet se u përpoqën të ndikonin.

Sanksionet nënkuptojnë ngrirjen e të gjitha aseteve në SHBA, të cilat i zotërojnë individët, si dhe ndalimin e të bërit biznes me ta për të gjithë personat që gjenden në SHBA.

Tags: agjentët rusëSHBAzgjedhjet amerikane
ShareTweet

Postime të ngjashme

Tirana mirëpret Samitin e Diasporës

Tirana mirëpret Samitin e Diasporës

Von der Leyen: Marrëveshja Izrael- Iran, një hap i rëndësishëm drejt rivendosjes së stabilitetit

Von der Leyen: Hungaria zgjedh Evropën

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

Sot veteranët e UÇK-së protestojnë kundër ekspozitës për masakrat në Kosovë

Veteranët e UÇK-së: Serbia po rehabiliton krimet e luftës, heshtja e BE-së dhe ShBA-së është bashkëfajësi morale

“Festat tjera i presim bashkë” – Thaçi kritikon Hagën për mbajtjen e seancës në ditë feste

Çfarë tha Thaçi për gazetën gjermane-intervista e plotë

Delegacioni i lartë i Bankës Qendrore merr pjesë në Takimet Pranverore 2026 të FMN-së dhe BB-së

Delegacioni i lartë i Bankës Qendrore merr pjesë në Takimet Pranverore 2026 të FMN-së dhe BB-së

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Sa do të kushtojnë sot derivatet në Kosovë?

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Rrahje në Vragoli, arrestohen tre persona

Vidhet arka e bamirësisë në një xhami në Mirash të Ferizajt

Vidhet arka e bamirësisë në një xhami në Mirash të Ferizajt

Zhduket një vajzë në Malishevë

Raportohet e zhdukur një vajzë në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën