TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

SHBA-ja pritet të rinisë operimin e portit për ndihma në Gazë

by teve1
1 vit ago
0
A A
SHBA-ja pritet të rinisë operimin e portit për ndihma në Gazë

Porti i përkohshëm i ushtrisë amerikane në Gazë pritet të rinisë operimin më 20 qershor për të mundësuar dërgimin e ndihmave të nevojshme humanitare për palestinezët, thanë dy zyrtarë amerikanë.

Zyrtarët, të cilët folën për agjencinë Reuters në kushte anonimiteti, thanë se porti është rilidhur me bregun në Gazë të mërkurën, pasi ishte shkëputur përkohësisht të premten e kaluar për shkak të kushteve të këqija në det.

Ndihma për në Gazë nisi të dërgohej përmes portit të përkohshëm të ndërtuar nga SHBA-ja më 17 maj dhe Kombet e Bashkuara thanë se përmes këtij porti janë transportuar 137 kamionë me ndihma apo rreth 900 tonë metrikë.

Por, më pas kushtet e këqija në det dëmtuan portin dhe dëmet u riparuan. Përveç kushteve atmosferike, edhe shqetësimet e sigurisë kanë kufizuar numrin e ditëve kur ky port ka qenë funksional.

Në mars presidenti amerikan, Joe Biden, kishte njoftuar për vendosjen e këtij porti të përkohshëm, me qëllim lehtësimin e dërgesave të ndihmës humanitare, teksa Gaza, ku jetojnë 2.3 milionë banorë po përballet me uri, teksa lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – po vazhdon.

Ushtria amerikane ka vlerësuar se për operimin e portit do të duhen 200 milionë dollarë në 90 ditët e para dhe në operimin e tij do të përfshihen 1.000 ushtarë. Por, është e paqartë se sa gjatë do të vazhdojë të jetë operacional porti i ushtrisë amerikane.

Më herët gjatë javës, zëdhënësi i Forcave Ajrore amerikane, gjeneralmajor Patrick Ryder, nuk pranoi të tregonte nëse ushtria do të ndalte krejtësisht operimin e portit. Ai tha se deri më tani porti ka mundësuar dërgimin e 3.500 tonë metrikë ndihme në Gazë.

Lufta në Gazë, që nisi pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor, ka shkaktuar krizë humanitare. Si pasojë e luftës, në enklavën palestineze janë vrarë më shumë se 37.000 persona. Ndërkaq, në Izrael nga sulmi i Hamasit janë vrarë afër 1.200 persona dhe janë rrëmbyer afër 250 të tjerë. /rel/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pesë ushtarë izraelit të vrarë dhe 14 të plagosur në Gaza

Bombë në formë lodre: Dy fëmijë humbin gjymtyrët nga mjeti shpërthyes i lënë pas nga Izraeli në Gaza

Pas përmbytjeve situata në Shkodër drejt normalizimit

Pas përmbytjeve situata në Shkodër drejt normalizimit

Arrestohet 46 – vjeçari, policia i konfiskon 16 kg lëndë narkotike

Arrestohet 46 – vjeçari, policia i konfiskon 16 kg lëndë narkotike

Kandidati për kryetar të Nju Jorkut mbron identitetin e tij mysliman

Kandidati për kryetar të Nju Jorkut mbron identitetin e tij mysliman

Komuna e Gjilanit vendos kamera në qytet, “që ekzistojnë vetëm në Londër dhe New York”

Komuna e Gjilanit vendos kamera në qytet, “që ekzistojnë vetëm në Londër dhe New York”

Fillon periudha për votimin me postë për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

Mbi 1 mijë e 400 gjoba në trafik gjatë 24 orëve të fundit

Mbi 1 mijë e 400 gjoba në trafik gjatë 24 orëve të fundit

Bastiset një lokal dhe një banesë në Prishtinë, arrestohen dy persona

Policia nis hetimet për vdekjen e një shtetasi të huaj në Spitalin e Prizrenit

Druri, ende burimi kryesor i ngrohjes në Kosovë

Druri, ende burimi kryesor i ngrohjes në Kosovë

Çfarë ndodhi në seancën fillestare për rastin “Banjska”

Anulohet seanca e paraparë për sot në rastin “Banjska”

Si shkojnë informacionet policore të Kosovës në Serbi?

Tre persona arrestohen për sulm ndaj policëve gjatë kryerjes së detyrës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën