TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

ShBA-ja për Gjykatën Speciale: I gjykon krimet e luftës, një rast i madh e përfshin ish-kreun e shtetit

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
ShBA-ja për Gjykatën Speciale: I gjykon krimet e luftës, një rast i madh e përfshin ish-kreun e shtetit

Beth Van Schaack, ambasadore amerikane për Drejtësinë Penale Globale.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të qarta në përkrahjen për Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.

Madje, për ShBA-në nuk ka dilema se Gjykata Speciale, siç zakonisht i referohet këtij institucioni në Kosovë, po gjykon krimet e luftës dhe “po ashtu po kontribuon në vendosjen e shtetit të së drejtës brenda Kosovës”.

Beth Van Schaack, ambasadore amerikane për Drejtësinë Penale Globale, ka theksuar përkrahjen e ShBA-së për Gjykatën Speciale gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë.

Për më shumë, ajo vlerësoi se është “jashtëzakonisht e rëndësishme” që të vazhdohet mbështetja për këtë institucion nga ana e komunitetit ndërkombëtar.

Në këtë bashkëbisedim, Uk Lushi, ish-ushtar i Batalionit “Atlantiku” të UÇK-së, e pyeti për qëndrimin rreth Gjykatës Speciale.

Ajo tha se ShBA-ja ka qenë përkrahëse e Gjykatës Speciale, “e cila në thelb është një gjykatë kosovare”.

“Ne kemi qenë prej kohësh përkrahës të Dhomave të Specializuara të Kosovës, e cila në thelb është një gjykatë kosovare, por e ndodhur jashtë territorit, në Hagë. dhe përfiton nga një model hibrid, ku një numër i ekspertëve ndërkombëtarë janë duke shërbyer në pozita kyçe në atë institucion. Kështu për shembull, kryeprokurorja, Kim West, është juriste e Shteteve të Bashkuara. Ne e kemi dërguar atë, në thelb, për ta mbështetur punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës”, tha ajo në një konferencë online për shtyp. 

Van Schaak ka përmendur edhe rastin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që ne të vazhdojmë ta mbështesim atë institucion si komunitet ndërkombëtar. Është duke gjykuar krimet nga lufta në Kosovë, por po ashtu po kontribuon në vendosjen e shtetit të së drejtës brenda Kosovës. Dhe kështu ne po bëjmë atë që mundemi për të mbështetur atë institucion ndërsa ai vazhdon punën e tij. Është një rast i madh që po ecën përpara, i cili përfshin ish-kreun e shtetit, por ka edhe një sërë rastesh të tjera, duke përfshirë çështjet që përfshijnë përpjekje për të minuar administrimin e drejtësisë. Dhe kjo përfshin rastet që përfshijnë ngatërrimet e mundshme me dëshmitarë ose frikësimin e dëshmitarëve”./teve1.info/

 

Tags: Gjykata SpecialeHashim ThaciSHBA
ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia në Ferizaj me kontrolle të rrepta ndaj shoferëve, Tëvë1 përcjelli aksionin

Në aksidentin me fatalitet në Vushtrri e përfshirë edhe një veturë e policisë

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi opozitar

Namazi i Fitër Bajramit, myftiu Naim Tërnava thirrje për tolerancë politike e kompromise

Namazi i Fitër Bajramit, myftiu Naim Tërnava thirrje për tolerancë politike e kompromise

ShBA shpreh mirënjohje ndaj autoriteteve të Kosovës për bashkëpunim për ekstradimin e një personi

Ambasada amerikane shpërndan urimin e Trumpit për festën e Fitër Bajramit

Policia në Ferizaj me kontrolle të rrepta ndaj shoferëve, Tëvë1 përcjelli aksionin

Në aksidentin me fatalitet në Vushtrri e përfshirë edhe një veturë e policisë

Vdes në moshën 86-vjeçare ikona e Hollywood-it, Chuck Norris

Vdes në moshën 86-vjeçare ikona e Hollywood-it, Chuck Norris

Basketboll, nënkampioni kundër kampionit

Sfida të rëndësishme në elitën e basketbollit

Liderët e BE-së kritikojnë kryeministrin hungarez për bllokimin e kredisë prej 103 miliardë dollarësh për Ukrainën

Liderët e BE-së kritikojnë kryeministrin hungarez për bllokimin e kredisë prej 103 miliardë dollarësh për Ukrainën

Gattuso publikon listën e Italisë për play-offin e Botërorit

Gattuso publikon listën e Italisë për play-offin e Botërorit

Tuchel zbulon listën e Anglisë, mungon Trent Alexander-Arnold

Tuchel zbulon listën e Anglisë, mungon Trent Alexander-Arnold

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi opozitar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën