TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

SHBA-ja nis mision për zmbrapsje të sulmeve të rebelëve Huthi në Detin e Kuq

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
SHBA-ja nis mision për zmbrapsje të sulmeve të rebelëve Huthi në Detin e Kuq

Shtetet e Bashkuara kanë prezantuar një iniciativë shumëkombëshe për të luftuar rritjen e numrit të sulmeve nga rebelët Huthi të Jemenit, ndaj anijeve komerciale në Detin e Kuq.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka thënë se iniciativa e re, e quajtur Operacioni Ruajtësi i Prosperitetit, do të “adresojë sfidat e sigurisë në jug të Detit të Kuq dhe Gjirit Aden, me qëllim të garantimit të lëvizjes së sigurt për të gjitha shtetet, si dhe për të rritur sigurinë dhe prosperitetin rajonal”.

Shtetet, përfshirë Britaninë, Francën, Italinë dhe Norvegjinë, do t’i bashkohen misionit, ka thënë Austin përmes një deklarate.

“Kjo është sfidë ndërkombëtare që kërkon veprim kolektiv”, ka thënë ai.

Në aleancë pritet të përfshihen edhe Kanadaja, Spanja, Holanda, Bahrejni, dhe Sejçells.

Sipas ushtrisë amerikane, së fundi janë rikthyer sulmet e rebelëve Huthi ndaj anijeve në jug të Detit të Kuq.

Një anije e madhe e Ishujve Kajman është sulmuar të hënën me dronë, dhe një raketë është nisur prej zonave të kontrolluara nga rebelët Huthi në Jemen, ka thënë Komanda Qendrore amerikane, në një postim në rrjetet sociale.

Rreth periudhës së njëjtë, një anije tjetër ka raportuar për një shpërthim në ujërat në afërsi.

Nuk është raportuar për të plagosur në asnjërin prej incidenteve.

Prej shpërthimit të luftës në Gazë, rebelët Huthi, të mbështetur prej Iranit, kanë sulmuar vazhdimisht Izraelin me dronë dhe raketa, si dhe kanë shënjestruar anije komerciale në Detin e Kuq, për t’ua parandaluar udhëtimin drejt Izraelit.

Rebelët kanë thënë se anijet e secilit shtet, që udhëtojnë drejt Izraelit, janë “shënjestra legjitime” të forcave të tyre, derisa Rripi i Gazës të pranojë ushqimet dhe ilaçet që i duhen.

Shumë kompani të mëdha kanë pezulluar dërgesat përmes Detit të Kuq dhe Kanalit Suez, për shkak të shqetësimeve për sigurinë.

“Përshkallëzimi që ka ndodhur së fundi nga sulmet e rebelëve Huthi të Jemenit, kërcënon lëvizjen e lirë të mallrave, rrezikon marinarët e pafajshëm dhe shkel ligjin ndërkombëtar”, ka thënë Austin, që aktualisht po kryen një udhëtim në Lindje të Mesme.

Kanali i Suezit lidh Detin Mesdhe me Detin e Kuq, duke e bërë rrugën më të shkurtë detare në mes të Azisë dhe Evropës.

Rreth 10 për qind e tregtisë globale qarkullon në këtë rrugë.

Një rrugë alternative është përmes Kepit të Shpresës së Mirë, në Afrikën e Jugut, por që zgjat periudhën e transportit për dy javë./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pezullohen fluturimet në ShBA

Pezullohen fluturimet në ShBA

Shqipëria synon mbylljen e gjashtë kapitujve të negociatave me BE-në deri në fund të vitit 2026

Shqipëria synon mbylljen e gjashtë kapitujve të negociatave me BE-në deri në fund të vitit 2026

Zbulohen kërkesat e supozuara ruse për paqe: Kërkohet largimi i një vendi nga NATO

Zbulohen kërkesat e supozuara ruse për paqe: Kërkohet largimi i një vendi nga NATO

Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve pas transferimit nga Durrësi në Fier

Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve pas transferimit nga Durrësi në Fier

Parashikimi i motit për sot

Fundjava në Kosovë me vranësira dhe reshje shiu, në male pritet borë

Shala: Partitë nuk kanë arritur marrëveshje për Ligjin për Specialen, po bëjnë lojëra politike

Shala: Partitë nuk kanë arritur marrëveshje për Ligjin për Specialen, po bëjnë lojëra politike

Berisha: Kthimi i Ligjit për Specialen nuk është fitore, zgjidhje është zhbërja e Dhomave të Specializuara

Berisha: Kthimi i Ligjit për Specialen nuk është fitore, zgjidhje është zhbërja e Dhomave të Specializuara

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Pezullohen fluturimet në ShBA

Pezullohen fluturimet në ShBA

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Shtyhet seanca ku ishte paraparë votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

Shtyhet seanca ku ishte paraparë votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën