TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

SHBA-ja me fitore bindëse ndaj Italisë kalon në gjysmëfinale

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
SHBA-ja me fitore bindëse ndaj Italisë kalon në gjysmëfinale

Përfaqësuesja e SHBA-së, është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të basketbollit. Amerikanët avancuan në gjysmëfinale, pasi në ndeshjen çerekfinale triumfuan bindshëm ndaj Italisë. Në duelin e luajtur të martën në Manila të Filipineve, SHBA-ja triumfoi me rezultatin e thellë 100:63.

Për SHBA-në, kjo është fitorja e pestë në gjashtë ndeshje të luajtura në këtë turne, ndërsa në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e çerekfinales tjetër ndërmjet Gjermanisë dhe Letonisë që zhvillohet të mërkurën. Ndaj Italisë, SHBA-ja ishte superiore prej fillimit të ndeshjes.

Dy çerekët e parë, i fitoi me të paktën 10 pikë epërsi, ndërsa shkëputjen e madhe e bëri në çerekun e tretë, i cili u mbyll me shifrat 37:20.

Italia e fitoi çerekun e fundit 19:17, por kjo nuk mjaftoi për ta evituar humbjen e thellë nga amerikanët. Mikal Bridges ishte më efikasi te SHBA-ja, me 24 pikë e 7 kërcime, ndërsa me lojë të mirë u veçua edhe Tyrese Haliburton që pati 18 pikë, 4 kërcime e 5 asistime. Tek Italia, Simone Fontecchio ishte më i dalluari edhe në këtë ndeshje, duke realizuar 18 pikë e 5 kërcime. Të martën, në gjysmëfinale të Botërorit ka avancuar edhe Serbia që e mposhti Lituaninë me rezultatin 87:68. Ndeshjet gjysmëfinale të Botërorit, do të zhvillohen të premten, po ashtu në Manila të Filipineve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ofroi kafe e çaj falas për tifozët turq, pronari i restaurantit nga Prishtina, pritet në Federatën e Futbollit të Turqisë

Ofroi kafe e çaj falas për tifozët turq, pronari i restaurantit nga Prishtina, pritet në Federatën e Futbollit të Turqisë

Ish-basketbollisti, bëhet kryetar i ri i klubit të futbollit, Feronikeli

Ish-basketbollisti, bëhet kryetar i ri i klubit të futbollit, Feronikeli

Shqiptari i Novi Pazarit i shënon supergol Partizanit të Beogradit

Shqiptari i Novi Pazarit i shënon supergol Partizanit të Beogradit

Futsal, Kosova mposht Gjibraltarin thellë, 11:0

Futsal, Kosova mposht Gjibraltarin thellë, 11:0

Baraliu: S’ka vullnet për presidentin, partitë po luajnë “ping pong politik”

Baraliu: S’ka vullnet për presidentin, partitë po luajnë “ping pong politik”

Baraliu: Kushtetua ka nevojë për rishkrim

Baraliu: Kushtetua ka nevojë për rishkrim

Nxirret trupi i pajetë i shtetasit amerikan i aksidentuar në Prevallë

Nxirret trupi i pajetë i shtetasit amerikan i aksidentuar në Prevallë

Haziri: Nëse vendi shkon në zgjedhje, gara do të jetë mes Kurtit dhe Osmanit

Haziri: Nëse vendi shkon në zgjedhje, gara do të jetë mes Kurtit dhe Osmanit

Lideri suprem i Iranit premton “fazë të re” në menaxhimin e Hormuzit

Lideri suprem i Iranit premton “fazë të re” në menaxhimin e Hormuzit

Haziri zbulon kandidatin e LDK-së për president, nëse arrihet marrëveshje me LVV-në

Haziri zbulon kandidatin e LDK-së për president, nëse arrihet marrëveshje me LVV-në

Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrëveshje politike

Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrëveshje politike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën