TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

SHBA-ja kryen sulme në Jemen, raportohet për të paktën 20 viktima

nga Tëvë1
4 muaj më parë
1
A A
SHBA-ja kryen sulme në Jemen, raportohet për të paktën 20 viktima

SHBA-ja kryen sulme në Jemen, grupi ushtarak jemenas Huthi kanë raportuar për të paktën 20 viktima.

Ushtria amerikane tha se ka shkatërruar një port kyç të karburanteve në Jemen, që ishte nën kontrollin e rebelëve Huthi. Sipas rebelëve jemenas, nga sulmet ajrore amerikane janë vrarë të paktën 20 persona dhe janë plagosur 50 të tjerë.

Reklamë

Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane (Centcom) tha se forcat e SHBA-së kryen sulme në portin e Ras Isa, me qëllim që t’iu hiqnin rebelëve Huthi – që mbështeten nga Irani – një burim të rëndësishëm të furnizimeve me karburante dhe t’i privonin ata nga të ardhurat që sigurojnë nga karburantet.

“Qëllimi i këtyre sulmeve ishte të dobësonim burimin ekonomik të fuqisë së rebelëve Huthi, të cilët vazhdojnë të shfrytëzojnë dhe t’u shkaktojnë vuajtje të mëdha bashkëkombësve të tyre”, thuhet në deklaratën e Centcom.

“Ky sulm nuk kishte për qëllim të dëmtonte popullin e Jemenit, i cili me të drejtë dëshiron të çlirohet nga shtypja e rebelëve Huthi dhe të jetojë në paqe”, shtoi ushtria amerikane.

Sulmet ajrore të SHBA-së kanë goditur rëndë rebelët jemenas. SHBA-ja nisi një fushatë ajrore nën urdhrin e presidentit amerikan, Donald Trump, më 15 mars ndaj rebelëve Huthi, me qëllim që të ndalojë sulmet e rebelëve ndaj anijeve tregtare dhe anijeve ushtarake në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adeni.

Sulmet e rebelëve jemenas kanë penguar dërgesat tregtare përmes Kanalit të Suezit – një rrugë jetike për tregtinë globale përmes detit – duke detyruar shumë kompani që të ndryshojnë rrugët e transportit.

Grupi ushtarak jemenas Huthi ka dënuar sulmet ushtarake.

“Ky agresion krejtësisht i pajustifikuar përbën një shkelje të hapur të sovranitetit dhe pavarësisë së Jemenit dhe një sulm të drejtpërdrejtë ndaj mbarë popullit jemenas”, u tha në deklaratën e rebelëve, që u transmetua nga agjencia shtetërore SABA, që kontrollohet nga ta. “Ai shënjestroi një cak jetik civil që u ka shërbyer jemenasve për dekada me radhë”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Anees Alasbahi, tha se sipas të dhënave fillestare, numri i viktimave ishte 20, përfshirë pesë punëtorë të emergjencës.

Ai po ashtu raportoi për “50 të plagosur, punëtorë në portin e naftës Ras Isas”, pas sulmit të Shteteve të Bashkuara.

“Numri i viktimave me gjasë do të rritet, pasi ende po vazhdon identifikimi”, tha Alasbahi.

Ky numër i raportuar i viktimave paraqet shifrën më të lartë të viktimave të raportuar që kur Trump premtoi se do të kryente veprime ushtarake ndaj rebelëve derisa ata të mos paraqisnin më kërcënim për transportin detar.

Porti Ras Isa ndodhet përgjatë bregut perëndimor të Jemenit, në Detin e Kuq.

Centcom tha se anijet kanë vazhduar të furnizohen me karburante përmes këtij porti, pavarësisht se rebelët janë shpallur organizatë terroriste nga Uashingtoni më herët gjatë këtij viti./Radio Evropa e Lirë

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sekretari amerikan dhe Kryediplomati turk diskutojnë për samitin në Uashington, Gazën dhe Sirinë

Sekretari amerikan dhe Kryediplomati turk diskutojnë për samitin në Uashington, Gazën dhe Sirinë

Zyrtari i qeverisë izraelite i akuzuar për krim seksual ndaj fëmijëve në SHBA kthehet në Izrael – Uashingtoni mohon përfshirjen

Zyrtari i qeverisë izraelite i akuzuar për krim seksual ndaj fëmijëve në SHBA kthehet në Izrael – Uashingtoni mohon përfshirjen

Franca kërcënon me “përgjigje të fortë” nëse Izraeli mbyll konsullatën e saj në Jerusalem

Franca kërcënon me “përgjigje të fortë” nëse Izraeli mbyll konsullatën e saj në Jerusalem

Këshilltari ushtarak iranian: Lufta me Izraelin mund të rifillojë në çdo kohë

Këshilltari ushtarak iranian: Lufta me Izraelin mund të rifillojë në çdo kohë

“Këndi i Debatit” 19.08.2025

“Këndi i Debatit” 19.08.2025

Oficeri i FSK-së, diplomon në ShBA

Oficeri i FSK-së, diplomon në ShBA

Ish-kryetari i Listës Serbe dënohet me 3 muaj burgim me kusht

Kërkohet urdhërarrest për Rakiq, dyshohet se është në Serbi

Janjiq: Trump do t’i kthehet marrëveshjes së Uashingtonit

Janjiq: Trump do t’i kthehet marrëveshjes së Uashingtonit

Fanol Shala vendos emrin e Kosovës në majat e sportit të aeronautikut

Fanol Shala vendos emrin e Kosovës në majat e sportit të aeronautikut

Fluks i qetë në pikat kufitare – pritje deri në 10 minuta vetëm në Merdare

Fluks i qetë në pikat kufitare – pritje deri në 10 minuta vetëm në Merdare

Mehdi Mulaj shpallet “Ambasador i Paqes” nga Federata Universale e Paqes

Mehdi Mulaj shpallet “Ambasador i Paqes” nga Federata Universale e Paqes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X