TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

SHBA-ja i dërgon Ukrainës raketa me rreze veprimi prej 300 kilometrash

by Tëvë1
1 vit ago
0
A A
SHBA-ja i dërgon Ukrainës raketa me rreze veprimi prej 300 kilometrash

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) konfirmoi të mërkurën vonë se Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar Ukrainës raketa me rreze të gjata veprimi, të njohura si ATACMS, për përdorim brenda vendit.

Raketat mbërritën në Ukrainë gjatë këtij muaji, sipas DASH-it.

Zëdhënësi i DASH-it, Vedant Patel, tha për gazetarët se këto raketa u dërguan me vendim të presidentit amerikan, Joe Biden.

Ky konfirmim vjen pas lajmeve në mediat amerikane se ato raketa ishin përdorur javën e kaluar për ta bombarduar një fushë ajrore ushtarake të Rusisë në Gadishullin e Krimesë, të cilin Moska e aneksoi jashtëligjshëm më 2014, si dhe forcat ruse në një pjesë tjetër të uzurpuar të vendit gjatë natës.

ATACMS mund ta godasin cakun në largësi të mëdha – deri në 300 kilometra larg – krahasuar me raketat me rreze veprimi prej 165 kilometrash që SHBA-ja ia dha Ukrainës në tetor. Ato ishin pjesë e një pakete me ndihmë për Ukrainën më mars, jo pjesë e paketës që Kongresi e aprovoi dhe presidenti Biden e nënshkroi më 24 prill.

“Ne nuk njoftuam për këtë menjëherë, në mënyrë që ta ruanim sigurinë e operacioneve të Ukrainës, me kërkesën e tyre”, tha Patel.

Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, tha se “një numër i madh” i raketave i është dërguar Ukrainës, duke shtuar se “ne do t’iu dërgojmë më shumë”.

Ai theksoi se Ukraina është zotuar se do t’i përdorë këto armë vetëm brenda Ukrainës, dhe jo në Rusi.

Administrata e Bidenit kishte ngurruar t’i dërgonte Ukrainës armë të tilla në të kaluarën, për shkak se shqetësohej se ato mund ta nxisnin përshkallëzimin e konfliktit.

Ukraina po furnizohet me këto armë në një kohë vendimtare, pasi Rusia po vazhdon të çajë përpara në fushëbetejë në rajonin lindor, Donjeck.

Rusia mund të fitojë më shumë territor kundër forcave ukrainase në ditët në vijim, paralajmëroi Sullivan.

Raportohet se SHBA-ja e ndryshoi qëndrimin rreth raketave me rreze të gjata veprimi pasi Rusia përdori raketa balistike me rreze të gjata veprimi, të siguruara nga Koreja e Veriut, për ta goditur Ukrainën në dhjetor dhe në janar. Faktori ishin edhe sulmet e vazhdueshme ruse kundër infrastrukturës civile dhe energjetike të Ukrainës.

Ndërkohë, Biden e nënshkroi dje paketën me ndihmë ushtarake për Ukrainën, pasi ajo u miratua nga Kongresi amerikan pas shumë vonesave.

Sipas zyrtarëve amerikanë, pjesa e parë e ndihmës për Ukrainën – që ka vlerë të përgjithshme prej 61 miliardë dollarësh – do të nisë së ekzekutuari brenda orësh.

Aty përfshihen armë të mbrojtjes ajrore, municione për artileri, autoblinda dhe armë të tjera që do t’iu dërgohen forcave ukrainase, të cilat po përballen me pushtimin që Rusia nisi në shkurt të vitit 2022./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Të paktën 84 persona të vrarë në sulmet izraelite në Gaza

Të paktën 84 persona të vrarë në sulmet izraelite në Gaza

Presidenti sirian takohet me udhëheqësit e BE-së

Presidenti sirian takohet me udhëheqësit e BE-së

Presidenti iranian thotë se vendi i tij nuk kërkon bombë bërthamore

Presidenti iranian thotë se vendi i tij nuk kërkon bombë bërthamore

Shqipërisë i kërkohet të arrestojë kryerabinin për krime lufte të dyshuara në Gaza

Shqipërisë i kërkohet të arrestojë kryerabinin për krime lufte të dyshuara në Gaza

Dy vjetori i sulmit në Banjskë, Kurti me thirrje për ndërkombëtarët

Dy vjetori i sulmit në Banjskë, Kurti me thirrje për ndërkombëtarët

Sulmohet Fehmi Kupina në Kuvend – detaje nga rasti

Sulmohet Fehmi Kupina në Kuvend – detaje nga rasti

Pse dështoi seanca në rastin “Banjska”?

Ndjekja penale e grupit terrorist, ngriten shqetësime për dëshmitarët e “Banjskës”

AUV: Peshku në tregun e Kosovës nuk paraqet rrezik për shëndetin publik

AUV: Peshku në tregun e Kosovës nuk paraqet rrezik për shëndetin publik

Osmani diskuton me presidentin finlandez për sigurinë dhe bashkëpunimin

Osmani diskuton me presidentin finlandez për sigurinë dhe bashkëpunimin

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Plagoset një i mitur në Kijevë të Malishevës, dy të tjerë arrestohen

Sopjani: Serbia dorëzon grupin e Banjskës vetëm kur nuk i nevojitet më pushtetit

Sopjani: Serbia dorëzon grupin e Banjskës vetëm kur nuk i nevojitet më pushtetit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën