TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

SHBA-ja e pezullon furnizimin e Izraelit me bomba

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
SHBA-ja e pezullon furnizimin e Izraelit me bomba

Shtetet e Bashkuara e pezulluan furnizimin e Izraelit me bomba javën e kaluar, për shkak të shqetësimeve se Izraeli kishte vendosur ta pushtonte qytetin jugor të Rripit të Gazës, Rafah, tha një zyrtar i lartë amerikan të martën vonë.

Dërgesa e pezulluar përmbante bomba prej 900 dhe 225 kilogramësh, sipas zyrtarit, i cili foli në kushte anonime. Shqetësimi i SHBA-së ishin këto bomba të mëdha dhe se si Izraeli do t’i përdorte ato në vendbanime me popullsi të dendur.

Izraeli nuk i ka “adresuar plotësisht” shqetësimet e SHBA-së për nevojat humanitare të civilëve në Gazë, sipas zyrtarit amerikan.

Më shumë se 1 milion civilë janë strehuar në Rafah, pasi kanë ikur nga pjesë të tjera të Gazës në luftën që Izraeli po e zhvillon kundër Hamasit .

SHBA-ja i ka dhënë Izraeli ndihmë jashtëzakonisht të madhe ushtarake historikisht. Kjo ndihmë është rritur dukshëm pas sulmit që Hamasi e kreu në jug të Izraelit më 7 tetor, duke i vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke i rrëmbyer rreth 250 të tjerë, raporton REL.

Pezullimi i furnizimit me bomba është treguesi më i madh deri tani i rritjes së mospajtimeve mes Qeverisë së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, e cila i ka bërë thirrje Izraelit të bëjë shumë më shumë për t’i mbrojtur jetët e civilëve të pafajshëm në Gazë.

Të martën, trupat izraelite e morën nën kontroll pikëkalimin kufitar kryesor në Rafah.

SHBA-ja e përshkroi këtë si një operacion të kufizuar që nuk ishte pushtim i plotë i Rafahut nga Izraeli, pasi Bideni vazhdimisht i ka bërë thirrje Netanyahut të mos e bëjë një gjë të tillë.

Më shumë se 34.000 palestinezë janë vrarë në Gazë prej së Izraeli e nisi luftën në enklavën palestineze tetorin e kaluar, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën palestineze.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Protesta kundër policisë në Berlin

Protesta kundër policisë në Berlin

Dy të vrarë dhe tetë të plagosur nga të shtënat në një universitet në SHBA

Dy të vrarë dhe tetë të plagosur nga të shtënat në një universitet në SHBA

Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tetë persona të lënduar

Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tetë persona të lënduar

Bjellorusia liron 123 të burgosur politikë në këmbim të heqjes së disa sanksioneve nga SHBA-ja

Bjellorusia liron 123 të burgosur politikë në këmbim të heqjes së disa sanksioneve nga SHBA-ja

KQZ nis dërgimin e fletëvotimeve për votimin me postë

KQZ nis dërgimin e fletëvotimeve për votimin me postë

Jashari kujton rënien e Mujë Krasniqit dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij

Jashari kujton rënien e Mujë Krasniqit dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij

Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Mitrovicë të Jugut

Katër të arrestuar për dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit

Bastiset një lokal dhe një banesë në Prishtinë, arrestohen dy persona

Dëmtohen disa varre në Obiliq, Policia nis hetimet

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Arrestohet shtetasi i huaj për vjedhje të rëndë në një lokal në Prishtinë

Policia publikon pamje nga arrestimi i katër të dyshuarve për detyrim në Pejë

Policia bastis një lokal në Mitrovicë, arrestohen tre persona

Dy vajza raportohen të zhdukura, njëra prej tyre e mitur

Dy vajza raportohen të zhdukura, njëra prej tyre e mitur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën