TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

SHBA-ja dhe Kina pajtohen që t’i rikthejnë komunikimet mes ushtrive

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
SHBA-ja dhe Kina pajtohen që t’i rikthejnë komunikimet mes ushtrive

Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë pajtuar që t’i rikthejnë komunikimet mes ushtrive, në përpjekje për t’i ulur tensionet, ka thënë presidenti amerikan Joe Biden.

“Ne po u rikthehemi komunikimeve direkte, të hapura, të qarta”, ka thënë ai, pas një takimi të rrallë që ka zhvilluar me presidentin e Kinës, Xi Jinping në Kaliforni, të mërkurën.

Kjo është hera e parë që palët kanë biseduar, pas më shumë se një viti.

Biden ka thënë se dy liderët janë pajtuar edhe për ta krijuar një linjë direkte komunikimi me njëri-tjetrin.

Në një konferencë për media, pas samitit, Biden ka thënë se mungesa e komunikimit ka treguar “si ndodhin aksidentet” dhe ka shtuar se dy presidentët tani “do të mund të kapin telefonin dhe të dëgjohen menjëherë”.

Kina i ka ndërprerë komunikimet ushtri-ushtri, vitin e kaluar, pasi Nancy Pelosi, atëbotë udhëheqëse e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, e ka vizituar Tajvanin.

Pekini e konsideron Tajvanin si territorin e vet dhe ka kërcënuar me aneksim të tij me forcë, nëse është e nevojshme.

Biden ka thënë se ndonëse ende ekzistojnë mospajtime mes palëve, Xi ka qenë “i drejtpërdrejtë”.

Sipas tij bisedimet kanë qenë “ndër më konstruktivet dhe më produktivet ndonjëherë”.

Përveç rikthimit të komunikimeve ushtarake, dy palët kanë thënë se janë arritur marrëveshje në shumë fusha tjera, të cilat kanë qenë burim tensioni së fundi.

Aty është përfshirë marrja e hapave për ta luftuar rrjedhjen e fentanilit në Shtetet e Bashkuara, i cili ka kontribuuar në rritje të numrit të mbidozave në këtë shtet.

Kompanitë prodhuese kineze nuk janë vetëm burim i opiodieve sintetike, por edhe të kemikateve që mund të kombinohen për ta prodhuar atë substancë. /rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Modernizimi i ushtrisë, Shqipëria nis negociatat me NATO-n për sistem antiraketor

Modernizimi i ushtrisë, Shqipëria nis negociatat me NATO-n për sistem antiraketor

Sulmet ruse në Ukrainë vrasin të paktën 8 persona, dëmtojnë ura në Kiev

Sulmet ruse në Ukrainë vrasin të paktën 8 persona, dëmtojnë ura në Kiev

Veprime të kundërligjshme gjatë protestës në Tiranë, procedohen 3 persona dhe vendosen 29 gjoba

Veprime të kundërligjshme gjatë protestës në Tiranë, procedohen 3 persona dhe vendosen 29 gjoba

Mali i Zi avancon drejt BE-së, mbyll dy kapituj të rinj dhe synon përfundimin e negociatave brenda vitit

Mali i Zi avancon drejt BE-së, mbyll dy kapituj të rinj dhe synon përfundimin e negociatave brenda vitit

Modernizimi i ushtrisë, Shqipëria nis negociatat me NATO-n për sistem antiraketor

Modernizimi i ushtrisë, Shqipëria nis negociatat me NATO-n për sistem antiraketor

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Një vit burgim për keqpërdorim në prokurim publik, i kërkuari arrestohet në Junik

Gjini pret Prattipatin: Aleanca do të jetë e pakompromis në mbrojtjen e demokracisë

Gjini pret Prattipatin: Aleanca do të jetë e pakompromis në mbrojtjen e demokracisë

QKUK-ja nis procedurat për lirimin e hapësirave të uzurpuara, objektet pa leje në oborrin e saj do të rrënohen

QKUK-ja nis procedurat për lirimin e hapësirave të uzurpuara, objektet pa leje në oborrin e saj do të rrënohen

“Unë nuk kam ditur asgjë, vetëm kur më treguan se Jakupi po vjen nga Haga” – Vëllai i Krasniqit tregon se nuk ishte në dijeni për vizitën e tij në Kosovë

Vëllai i Jakup Krasniqit shpalos kujtimet me ish kryekuvendarin, i dërgon mesazh ish krerëve të UÇK-së

Ilir dhe Rrahim Abdullahu dënohen me nga 18 vjet burgim për vrasjen e policit Triumf Riza

Ilir dhe Rrahim Abdullahu dënohen me nga 18 vjet burgim për vrasjen e policit Triumf Riza

Shiroka-Pula takohet me ambasadoren suedeze, diskutojnë për integrimin evropian dhe investimet

Shiroka-Pula takohet me ambasadoren suedeze, diskutojnë për integrimin evropian dhe investimet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën