TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

SHBA-ja dhe Japonia dënojnë testin raketor të Koresë së Veriut

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
SHBA-ja dhe Japonia dënojnë testin raketor të Koresë së Veriut

Ky njoftim erdhi pasi presidenti amerikan, Joe Biden, bisedoi me kryeministrin japonez, Fumio Kishida, tha Shtëpia e Bardhë më 4 tetor.Biden përsëriti se SHBA-ja “është e përkushtuar për mbrojtjen e Japonisë pasi Koreja e Veriut lëshoi një raketë mbi Japoni”, u tha në deklaratë.

“Liderët bashkërisht dënojnë testin e raketës, e shohin atë si kërcënim për popullin japonez, destabilizimin e rajonit dhe shkelje të qartë të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, u shtua në deklaratë.

Biden dhe Kishida po ashtu konfirmuan se do të vazhdojnë të koordinojnë përgjigjen e tyre të përbashkët, me Korenë e Jugut dhe komunitetin ndërkombëtar.Më 4 tetor, Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike mbi Japoni për herë të parë në pesë vjet.

Testimi i fundit – që është i pesti që Koreja e Veriut ka kryer në dhjetë ditët e fundit – shtyri Japoninë që të aktivizojë sistemin e alarmit të raketave dhe të lëshonte një paralajmërim të rrallë, duke iu bërë thirrje qytetarëve që të strehoheshin në vende të sigurta.

Për herë të fundit, Koreja e Veriut kishte lëshuar një raketë mbi Japoni më 2017, në kohën kur lideri verikorean Kim Jong Un, kishte shkëmbyer akuza me presidentin e atëhershëm amerikan,

Donald Trump.Koreja e Jugut tha se raketa balistike me rreze të mesme veprimi fluturoi rreth 4.500 kilometra – që mund të jetë distancë rekord për fluturimet e raketave të Koresë së Veriut.

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, e quajti “provokim” lëshimin e raketës dhe tha se ky testim përbën shkelje të rezolutave të OKB-së, duke u zotuar për “përgjigje të fuqishme”.Kishida tha se lëshimi i raketës ishte “akt i dhunës”, ndërkaq kreu i Bashkimit Evropian, Charles Michel, tha se ky veprim i Koresë së Veriut përbën “një agresion të pajustifikuar”.

Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, vizitoi Seulin javën e kaluar dhe vizitoi edhe Zonën e Demilitarizuar, që ndan Gadishullin Korean.Rreth 28.500 trupa amerikane gjenden në Korenë e Jugut për t’i ndihmuar këtij shteti që të mbrohet nga Koreja e Veriut./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

30 vjet, 8372 emra, një gjenocid

30 vjet, 8372 emra, një gjenocid

Vritet Agim Muharemi pjesëtar i Armatës së Maqedonisë së Veriut

Vritet Agim Muharemi pjesëtar i Armatës së Maqedonisë së Veriut

OKB raporton për afër 800 të vdekur pranë qendrave të ndihmës në Gazë në gjashtë javët e fundit

OKB raporton për afër 800 të vdekur pranë qendrave të ndihmës në Gazë në gjashtë javët e fundit

Sulmohet fizikisht kryetarja e Qytetit të Shkupit, përfundon në spital

Sulmohet fizikisht kryetarja e Qytetit të Shkupit, përfundon në spital

Ndihmës-sekretari amerikan nesër në Kosovë, takohet me Kurtin dhe liderët e partive

Ndihmës-sekretari amerikan nesër në Kosovë, takohet me Kurtin dhe liderët e partive

Nimani: Më mirë marrëveshje politike sesa aventurat me emra që s’konsolidojnë shumicën

Nimani: Më mirë marrëveshje politike sesa aventurat me emra që s’konsolidojnë shumicën

Ushtarët gjermanë të KFOR-it patrullojnë në disa komuna të Kosovës

Ushtarët gjermanë të KFOR-it patrullojnë në disa komuna të Kosovës

Ukshini: Mënyra e arrestimit të Metës është dështim i Policisë, as Edi Rama s’është ndjerë mirë

Ukshini kritikon Osmanin: Nëse e dinte për tensionet nga Serbia, pse nuk veproi?

Kurti për kadetët e rinj: Ata e ato nga sot nisën shërbimin në uniformë, me nder e integritet

Kurti për kadetët e rinj: Ata e ato nga sot nisën shërbimin në uniformë, me nder e integritet

E mërkura me temperatura deri në 33°C

Fundjava sjell rikthimin e vapës – Temperaturat pritet të shkojnë deri në 33°C

Një muaj paraburgim për policin që rrahu qytetarin në Prizren

Zbulohen pesë emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X