TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

ShBA: Identifikohet sulmuesi që vrau tetë persona në një qendër tregtare

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
ShBA: Identifikohet sulmuesi që vrau tetë persona në një qendër tregtare

Autoritetet në Teksas kanë identifikuar sulmuesin e armatosur që vrau tetë persona, përfshirë edhe fëmijë, në një qendër tregtare në Dallas. Sulmuesi është identifikuar si Mauricio Garcia, 33 vjeç.

Garcia, banor i Dallasit, u vra nga një zyrtar policor, që doli në vendin e ngjarjes.
Presidenti amerikan, Joe Biden, e përshkroi sulmin si “aktin e fundit të dhunës me armë zjarri që ka shkatërruar kombin tonë”.

Mediat amerikan cituan hetuesit të kenë thënë se Garcia mund të ketë pas lidhje me të djathtën ekstreme, siç sugjerohej edhe nga logot që kishte pasur të vendosura në rrobat e tij.

Ai përdori pushkë të stilit AR-15 dhe kishte të vendosur një logo ku shkruante RWDS, shkurtesë për “Skuadrën e Vdekjes të Krahut të Djathtë”, që besohet se është grup neo-nazist, shkruan REL.

Sipas dëshmitarëve, sulmuesi i armatosur kishte dalë nga makina e tij në parkingun e qendrës tregtare dhe kishte nisur të qëllonte drejt qytetarëve.

Gjashtë persona vdiqën në vendin e ngjarjes, ndërkaq dy të tjerë në spital. Të paktën edhe tre persona vazhdojnë të jenë në gjendje kritike.

Garcia po ashtu kishte me vete një pistoletë, ndërkaq edhe armë të tjera u zbuluan në makinën e tij.

Presidenti Biden ka konfirmuar se në mesin e të vrarëve ka edhe fëmijë, duke shtuar se “shumë familje kanë karrige të zbrazëta në tavolinat e tyre”, teksa u bëri thirrje sërish anëtarëve të Partisë Republikane që të mbështesin kontrollet më të ashpra të armëve.

Garcia raportohet se ka punuar si roje sigurimi dhe nuk kishte ndonjë të kaluar kriminale.

Pas kësaj ngjarjeje që ndodhi të dielën, presidenti Biden urdhëroi që flamujt amerikanë të uleshin në gjysmë shtizë në të gjitha ndërtesat federale.

Sipas të dhënave, ShBA-ja ka numrin më të lartë të vdekjeve nga armët e zjarrit se çdo shtet tjetër i zhvilluar. Më 2021, 49.000 persona kishin vdekur nga armët e zjarrit, ndërkaq një vit më herët ky numër kishte qenë 45.000.

Tags: DallasSHBAtetë të vrarë
ShareTweet

Postime të ngjashme

​41 vjet nga vdekja e Enver Hoxhës, trashëgimi me debate

​41 vjet nga vdekja e Enver Hoxhës, trashëgimi me debate

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, merr nënshtetësinë shqiptare

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, merr nënshtetësinë shqiptare

Zv/presidenti amerikan JD Vance niset drejt Pakistanit për bisedime paqeje me Iranin

Zv/presidenti amerikan JD Vance niset drejt Pakistanit për bisedime paqeje me Iranin

Festa e Kurban Bajramit, Rama uron besimtarët myslimanë

Rama: Rritja e ekonomisë, mundëson rritjen e pensioneve

Vidhen pajisje me vlerë rreth 550 euro në një pompë derivatesh në Zubin Potok

MINT njofton çmimet e reja të derivateve për ditën e sotme: Nafta 1.86 €, benzina 1.44 €

Kurti për vdekjen e Eliot Engel: Mik i madh i Kosovës dhe mbështetës i pavarësisë

Kurti për vdekjen e Eliot Engel: Mik i madh i Kosovës dhe mbështetës i pavarësisë

Vdes në QKUK i dyshuari për plagosjen në Ferizaj, kishte qëlluar të dashurën dhe më pas veten

Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Thaçit i vazhdohet paraburgimi nga Gjykata Speciale

Eurodeputeti austriak: Kosova do të ishte ndër liderët për anëtarësim në BE, por po bllokohet politikisht

Eurodeputeti austriak: Kosova do të ishte ndër liderët për anëtarësim në BE, por po bllokohet politikisht

Bern: Dënohet me burgim të përjetshëm nëna, për vrasjen e të bijës

Policia zbulon substancë narkotike në burgun e Dubravës, katër raste nën hetim

Arrestohet i mituri në Gjakovë, ushtroi dhunë psikike ndaj nënës së tij

I mituri plagos aksidentalisht një person me armë, arrestohet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën