TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shala: Problem te Byroja është mënyra e zgjedhjes së drejtorit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Shala: Problem te Byroja është mënyra e zgjedhjes së drejtorit

Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka thënë se që nga fillimi, rekomandimi i IKD-së ka qenë të forcohen mekanizmat aktual për konfiskimin e pasurisë.

“Nëse e shohim në retrospektivë që nga koha kur është premtuar ndërtimi i sistemit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme ne kishim rekomanduar që të mos shkonim me sistem të tillë të konfiskimit, përderisa kanë munguar rezultatet me dy sistemet e para të konfiskimit. Ne kishim rekomanduar formcimin e mekanizmave aktual dhe ndërtimin e një sistemi ku ndiqet pasuria e jo personi. Përkundër kësaj Qeveria përmes koncept-dokumentit i kishte hapur rrugë miratimit të ligjit”, ka thënë ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Problematika sipas tij në ligjin e fundit për themelimin e Byrosë për konfiskimin e pasurisë është mënyra e zgjedhjes së drejtorit të saj.

“Problematika ka edhe në Ligjin e fundit, kjo konsiston në mënyrën e zgjedhjes të drejtorit të Byrosë. Mënyra si e përcakton ligji në Kosovë konsiderohet i dështuar. Është njëjtë si me OShP-në, një komision e propozon dhe më pas Kuvendi me shumicë të thjeshtë e përzgjedh një kandidat të caktuar. Mënyra e zgjedhjes së drejtorit, nëse i shohim kompetencat sipas ligjit të ri, e shohim se sa është e rëndësishme pavarësia objektive në zgjedhjen e tij, kjo pasi i njëjti ka kompetenca shumë të gjera e pothuajse të plota. Është përgjegjës për ta filluar, mbyllur rastin, për të rifilluar verifikim, etj. Të gjitha kompetencat në fund të fundit janë të koncentruara pra te drejtori i Byrosë dhe nëse përzgjedhja e tij nuk ka pavarësi të plotë nga institucionet politike, do t’i mungojë edhe pavarësia politike”, ka deklaruar Shala.

Shala ka thënë se zgjedhja e tij përbëhet nga një organ kolegjial që përbëhet nga 4 përfaqësues politik.

“Ne e kemi një organ kolegjial që do ta mbikëqyrë Byronë dhe që i njëjti do të propozojë edhe kandiadtët për t’u përzgjedhur në pozitën e drejtorit, që do t’ia propozojë Kuvendit. Organi kolegjial përbëhet nga 4 përfaqësues politik dhe vetëm një i pavarur. Tre prej këtyre zgjedhen nga Kuvendi dhe 1 nga Ministria e Financave pra edhe në vet organin kolegjial, politika e ka shumicën dhe në anën tjetër varëisht prej propozimit Kuvendi zgjedh me shumicë të thjeshtë. Dihet që atë e ka secila mazhorancë e cila ka mundur të formojë një Qeveri, pra i mungon pavarësia objektive dhe rrezikon të instrumentalizohet nga çdo Qeveri”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arifi: Ka pasur lobim kundër Osmanit, Kurti mund të shkojë drejt zgjedhjeve i do 80%

Arifi: Ka pasur lobim kundër Osmanit, Kurti mund të shkojë drejt zgjedhjeve i do 80%

Arifi: Kurti e propozon Osmanin vetëm nëse e di që dështon

Arifi: Kurti e propozon Osmanin vetëm nëse e di që dështon

Pse Turqia nuk u përfshi në konfliktin SHBA-Izrael-Iran? Flet Ilir Kulla

Pse Turqia nuk u përfshi në konfliktin SHBA-Izrael-Iran? Flet Ilir Kulla

Kosovarët në Lindjen e Mesme – Rreth 1 mijë kosovarë ndodhen në shtetet e sulmuara

Kosovarët në Lindjen e Mesme – Rreth 1 mijë kosovarë ndodhen në shtetet e sulmuara

Arifi: Ka pasur lobim kundër Osmanit, Kurti mund të shkojë drejt zgjedhjeve i do 80%

Arifi: Ka pasur lobim kundër Osmanit, Kurti mund të shkojë drejt zgjedhjeve i do 80%

Arifi: Kurti e propozon Osmanin vetëm nëse e di që dështon

Arifi: Kurti e propozon Osmanin vetëm nëse e di që dështon

Reali befasohet nga Getafe në “Santiago Bernabeu”

Reali befasohet nga Getafe në “Santiago Bernabeu”

“Info Nata”- 02.03.2026

“Info Nata”- 02.03.2026

Mbappe jashtë fushe për kohë të pacaktuar

Mbappe jashtë fushe për kohë të pacaktuar

McKennie mbetet te Juventusi deri më 2030

McKennie mbetet te Juventusi deri më 2030

Rubio: Qëllimi i ShBA-së është shkatërrimi i raketave balistike iraniane

Rubio: Qëllimi i ShBA-së është shkatërrimi i raketave balistike iraniane

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën