TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shala për lejimin e targave RKS: Kompromis i vogël i Serbisë për me arritë një fitore të madhe

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Shala për lejimin e targave RKS: Kompromis i vogël i Serbisë për me arritë një fitore të madhe

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Azdren Shala ka thënë se lejimi i qarkullimit të veturave me targa RKS lirshëm në territorin e Serbisë është një fitore e vogël për Kosovën.

Por, sipas tij kjo është e parëndësishme krahasuar me produktin final -Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Kjo mund edhe me u quajte mbase edhe një sukses i vogël i Kosovës, por është krejt i parëndësishëm me produktin përfundimtarë që kemi me hasë – Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe… Ne e kemi thënë gjithmonë, njohja defacto është e pamjaftueshme, është e pashmangshme për Serbinë. Mos harroni në këtë rund negociator, prej që e kemi kryeministër Kurtin, Kosova është ajo që vazhdimisht ka humbur në tavolinë të diskutimesh dhe këto pak lëshimet e vogla si çështja e targave, e vërtetë se për ne është hera e parë që dalim andej me targa, por kjo është pak, nuk ka pas qare pa e bërë këtë lëshim Serbia, fundi-fundit Serbia lyp me u dok në sy të ndërkombëtarëve, që po e bënë një kompromis, por ky nuk është kompromisi, pasi atë të madhin po e bënë Kosova”, ka deklaruar ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Shala me tej, ka thënë se targat janë kompromis i vogël i Serbisë për me arritë një fitore të madhe.

“Kosova praktikisht po heq dorë nga një pjesë e mirë e asaj që quhet sovranitet i vet, po e krijon një strukturë paralele, po e krijon një shtet autonom njëetnik serb në Kosovë. Tash kur të arrin këtë pjesë Serbia, që është fitore e madhe për ta, për më tepër që kjo marrëveshje nuk ka me qenë përfundimtare, sepse pika e gjashtë e planit franko-gjerman tregon që kanë me vazhdu edhe tutje bisedimet. Marrëveshja nuk është përfundimtare është për normalizim të marrëdhënieve, tash nuk e di kur ka me dal Serbia në të ardhmen dhe më çfarë kërkesa ka më ardh karshi neve. Pra, targat janë kompromis i vogël i Serbisë për më arrite një fitore të madhe. Fitoren e madhe po e arrin, po e krijon Asociacionin”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, Kurti e ka konfirmuar se veturat e Kosovës me targa RKS po qarkullojnë lirshëm në territorin e Serbisë, raporton teve1.info

Kryeministri tha se nëse policia has në ndonjë ndryshim të qasjes së zbatimit të kësaj marrëveshjeje, Qeveria do të veproj.

“Në rast se Policia e Kosovës ndërkohë pranon raportime nga terreni për ndryshim të qasjes a sjelljes nga autoritetet e Serbisë për lejimin e lëvizjes së lirë të automjeteve me targa të Republikës së Kosovës në territorin e Serbisë, apo pengimin e lëvizjes së lirë në çfarëdo forme, ne do të njoftohemi me kohë dhe do të veprojmë”, ka shkruar ndër të tjera Kurti.

Ai tha se ky veprim i Serbisë vjen pas përdorimit dyvjeçar të kësaj marrëveshje për të shkaktuar konflikt dhe destabilizim në veri të Kosovës./teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

Vakat i drejtohet Gjykatës Supreme për moscertifikimin e kandidates Ena Kadaj Krasniqi

Vakat i drejtohet Gjykatës Supreme për moscertifikimin e kandidates Ena Kadaj Krasniqi

Smajlaj: Vizita e Osmanit në Mitrovicë mund të perceptohet si anësi politike

Smajlaj: Vizita e Osmanit në Mitrovicë mund të perceptohet si anësi politike

Sindikatat kërkojnë zbatimin e vendimit për rritjen e pagës minimale

Sindikatat kërkojnë zbatimin e vendimit për rritjen e pagës minimale

Atletico Madridi po e monitoron yllin e Real Madridit, mund të bëjë një ofertë të madhe

Real Madridi po përgatit një transferim me kosto të ulët

Dybala mbyll sezonin para kohe

Dybala mund të largohet nga Roma

Bayerni e do Zidanen

Zidane arrin marrëveshje me Francën

Ndeshje në Miami dhe Australi: Yjet e Barças dhe Milanit të shqetësuar për ndeshjet jashtë Evropës

Milani shpërblen me kontratë të re Saelemaekersin

GJND refuzon apelin e Izraelit, mbështet vazhdimin e hetimit për krime lufte në Gaza

GJND refuzon apelin e Izraelit, mbështet vazhdimin e hetimit për krime lufte në Gaza

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

Varreza myslimane në Australi përdhoset me koka derrash pas sulmit në plazhin Bondi

Varreza myslimane në Australi përdhoset me koka derrash pas sulmit në plazhin Bondi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën