Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka thënë se procedura e miratimit të ligjit për koeficientit ka shumë shkelje dhe mangësi si në substance ashtu edhe në përmbajtje.
Shala ka pyetur se sa do të jetë paga minimale reale, e po ashtu sa do të jetë edhe koeficioneti, raporotn teve1.info
Ai theksoi se, PDK-ja ka dalë me qëndrim minimal për koeficientin që do të duhej të jetë 120 euro.
“Partia Demokratike e Kosovës ka dalë tashmë më qëndrim minimal që koeficienti do të duhej të jetë 120 euro, jo që është rritje por është vlera reale bazuar në rrethanat ekonomike dhe mbëshetur në shkallën e lartë të inflacionit”, tha ai.
Shala deklaroi se me miratimin e ligjit për koeficientit goditet një pjesë e sektorit të drejtësisë, sektori i sigurisë dhe niveli i arsimit.
“Kërkojmë që minimum i kësaj të diskutojmë 120 e tutje në të kundërtën do të kemi shkallë të lartë të pakënaqësive dhe ankimimeve sepse këtu goditet një pjesë e mirë e sektorit të drejtësisë, sektori i sigurisë po thuajse në të gjitha nivelet për kundër kalkulimeve të disa kategorive të degraduara, do të goditet edhe niveli i arsimit”, u shpreh Shala.
Tutje, ai ka thënë se është e pakuptueshme se si presim përmirsim në cilësinë e arsimit nëse i godasim në paga mësimdhënësit.
“Është e pakuptueshme se si presim përmirësim të cilësisë në arsim nese ne i godasim në paga, se si presim reformë nënsistemin e arsimit nese e godasim ne në kuadrin professional “, deklaroi Shala.
“Grupi jonë parlamentar kërkojmë që baza e këtij debate për koeficientin të jetë 120 e tutje”, shtoi ai.