Shala ka thënë se marrja e postit të ministrit të Shëndetësisë për herë të tretë nga Arben Vitia është riciklim.
“Arben Vitia është kthyer sepse s’ka pasë tjetër… Përveç mungesës së kuadrove, ne kemi një kryeministër që ëshët edhe ministër i krejt ministrive dhe ky dëshiron në kontroll gjithçka dhe për të pasur nën kontroll gjithçka duhet t’i ketë krejt vartësit e vet që janë ministra të dëgjueshëm, servil deri në pikën e fundit për t’i kontrolluar qysh do ai. Keni një qeverisje autoritare në mënyrë demokratike. Vitia është njerëzit më të dëgjueshëm, ndër njerëzit ë servil të Kurtit”, është shprehur Shala në emisionin “Ditari” në Tëvë1.
Ai ka thënë se me kthimin e Vitisë në krye të këtij dikasteri qeveritar, shëndetësia nuk ka me qenë aspak më mirë.
Madje, Shala ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk mund të arsyetohet se për gjendjen në shëndetësi e kanë faj qeveritë e 20 viteve të kaluara, pasi sipas tij, kjo parti është në pushte tash e dy vite dhe se nuk është parë asnjë përpjekje për reformë.
“Sa e kanë prioritet shëndetësinë, tregon fakti që tre muaj e kanë lënë pa ministër. Edhe kur e kanë pas një ministër si zëvendësues i tij, ai ka qenë i jashtëm dhe më shumë ka qëndrua jashtë sesa në Kosovë”, ka shtuar Shala. /teve1.info/