TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Shala: Haxhiu nuk ka të drejtë të rikandidohet për kryetare të Kuvendit

by TËVË 1
6 muaj ago
2
A A
​Shala: Haxhiu nuk ka të drejtë të rikandidohet për kryetare të Kuvendit

E propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, nuk ka të drejtë rikandidimi pas disa dështimeve për t’u zgjedhur në këtë pozitë.

Kështu po vlerëson hulumtuesi i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala sipas të cilit me publikimin e aktgjykimit të plotë për ngërçin politik, Kushtetuesja nuk ka ndërtuar norma të reja, por vetëm ka nxjerr kuptimin e normave ekzistuese.

Gjykata Kushtetuese të hënën e publikoi aktgjykimin e plotë për ngërçin politik në vend.

Sipas këtij aktgjykimi, brenda 30 ditësh duhet të ndodh konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe emri i kandidatit apo kandidates së propozuar për kryekuvendar nuk mund të votohet më shumë se tri herë.

Shala thekson se rikandidimi i kandidates të njëjtë është dëshmi e përpjekjeve për zvarritjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

“Në raport me kandidimin e zonjës Haxhiu Gjykata Kushtetuese nuk ka ndërtuar ndonjë normë të re ajo ka nxjerr kuptimin e normave ekzistuese. Për këtë arsye, meqenëse votimi të njëjtës kandidate ka dështuar tash e disa herë tanimë, ajo konsiderohet se nuk ka të drejtë më që të kandidohet përsëri për kryetare të Kuvendit. Por, përtej kësaj edhe sikur të konsideroj se ka të drejtë është e qartë se sikurse edhe herave të kaluara kjo kandidate nuk i ka votat e nevojshme në Kuvendin e Kosovës për këtë arsye rikandidimi i kandidates të njëjtë është qartazi dëshmi e përpjekjeve për zvarritjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është ekuivalent me normën kushtetuese. Andaj për këtë arsye nuk duam të besojmë se do të ketë tentativa për ta sabotuar aktgjykimin e gjykatës kushtetuese përkatësisht vendimin e tij”, thotë ai për KP.

Gzim Shala nga IKD tregon për ecurinë e s seancës konstituive.

“Në linje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese gjatë seancës së nesërme kryesuesi i seancës duhet t’i kthehet rendit të ditës duke ftuar përfaqësuesit e paritë së parë, përkatësisht Lëvizjes Vetëvendosje që të propozoj kandidatin për kryetar të Kuvendit. Sipas aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese i njëjti kandidatit nuk mund të propozohet më tepër se tri herë“, thotë Shala.

Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot për vazhdimin e seancës konstituive. Lëvizja Vetëvendosje ka pasur kritika për këtë aktgjykim dhe vetë Gjykatën Kushtetuese, ndërsa dy partitë e tjera politike – Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës – besojnë se ky aktgjykim i hap rrugë zhbllokimit të situatës politike.

Tags: Albulena HaxhiuKuvendi i KosovesTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Nga ANP “Adem Jashari”, thonë se numër i madh i qytetarëve të hënën kanë shfrytëzuar të drejtën e lëvizjes

ANP “Adem Jashari” kishte mbi 4.6 milionë pasagjerë në vitin 2025

Misioni i FMN-së do të zhvillojë vizitë në Kosovë

Misioni i FMN-së do të zhvillojë vizitë në Kosovë

Minatorët vazhdojnë grevën, ende s’ka datë se kur u dalin pagat

Ndërmarrja “Trepça” funksionalizon kanalin për sinjalizuesit me qëllim të luftimit të korrupsionit

Zyrtarë të Prokurorisë vizitë në ShBA, do të kenë takime me zyrtarë të lartë amerikanë

Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026” nga ArchDaily

Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026” nga ArchDaily

Misioni i FMN-së do të zhvillojë vizitë në Kosovë

Misioni i FMN-së do të zhvillojë vizitë në Kosovë

McCormick i bashkohet Rahovecit 029

McCormick i bashkohet Rahovecit 029

Minatorët vazhdojnë grevën, ende s’ka datë se kur u dalin pagat

Ndërmarrja “Trepça” funksionalizon kanalin për sinjalizuesit me qëllim të luftimit të korrupsionit

Zyrtarë të Prokurorisë vizitë në ShBA, do të kenë takime me zyrtarë të lartë amerikanë

Zyrtarë të Prokurorisë vizitë në ShBA, do të kenë takime me zyrtarë të lartë amerikanë

Hellems i Vëllaznimit shpallet MVP

Hellems i Vëllaznimit shpallet MVP

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën