TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shabani e Qerimi mohojnë fajësinë për spiunazh

Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi kanë dalur përsëri para gjykatës, nën akuzat për spiunazh. Që të dy nuk e kanë pranuar fajësinë, duke i mohuar kështu pretendimet e Prokurorisë se e informuan BIA-n serbe për çështje të ndjeshme të sigurisë së Kosovës.

by Florijeta Dernjani
2 vjet ago
1 0
A A

Para dy javësh, gjykimi ndaj tyre u shtye.

Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi u ankuan se aktakuzën e pranuan me vonesë.

Të hënën, dy shqiptarët që po akuzohen për spiunazh, ishin gati që të deklarohen për fajësinë.

Përkundër shumë provave të prezantuara nga Prokuroria në aktakuzë, Shabani dhe Qerimi e mohuan se dhanë informacione dhe dokumente për BIA-s serbe lidhur me UÇK-në, eprorët e pjesëtarët e saj, si dhe për institucionet e ndjeshme të sigurisë si për Policinë, AKI-në e IPK-në.

“Jam i pafajshëm”, ka deklaruar Shabani.

“Nuk e pranoj fajësinë për veprën penale, spiunazhi”, ka deklaruar Qerimi.

Ndryshe Shabani, ndaj Muharrem Qerimit, përveç spiunazhit akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje.

Në shtëpinë e tij gjatë bastisjes, Policia kishte sekuestruar një revole, një karikator dhe dhjetëra fishekë.

“Kurse për armëmbajtje pa leje, e pranoj fajësinë”, ka deklaruar Qerimi.

“Pranimi i fajësisë bazohet në provat materiale që gjenden në shkresat e lëndës dhe pranimi i fajësisë bëhet pas konsultimit paraprak me mbrojtësin. Kështu që, i propozoj Gjykatës që të aprovohet ky pranim fajësie, për sa i përket veprës penale, armëmbajtje pa leje”, tha avokati i Qerimit, Betim Shala.

Dakordim për pranim të fajësisë, pati edhe nga prokuroria.

“Prokuroria konsideron se ky pranim fajësie duhet të pranohet dhe i propozon Gjykatës që të merr aktvendim për pranimin e fajësisë, meqë ky pranim fajësie është në përputhje me dispozitat procedurale”, tha prokurori, Fikrije Zejnullahu.

“Miratohet pranimi i fajësisë nga i akuzuari, Muharrem Qerimi, për veprën penale armëmbajtje pa leje”, ka kryetari i Trupit gjykues, Rrahman Beqiri.

Me deklarimin për fajësinë, seanca e sotme ndaj Shabanit dhe Qerimit ka përfunduar.

Mirëpo procesi pritet të jetë i gjatë.

Ndaj tyre rëndon një aktakuzë voluminoze.

Në një pjesë të saj tregohet se si Bedri Shabani ia transmetonte informacionet zyrtarit të lartë të BIA-s, Sërgjan Rosiç, i cili ishte përgjegjës për Regjionin e Pançevës, si dhe kolonelit tjetër serb Bogoljub Janiçeviq, ish-komandant i Policisë së Serbisë për regjionin e Ferizajt gjatë kohës së luftës. Janiçeviq kishte qenë gjithashtu edhe udhëheqës i operacionit policor-ushtarak në masakrën e Reçakut.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova ndër pesë vendet e para në Evropë për ligj dhe rend, sipas Gallup-it

Kosova ndër pesë vendet e para në Evropë për ligj dhe rend, sipas Gallup-it

Spahiu: Me Ligjin për Specialen, PDK po dëshiron ta “ngulë” edhe Albin Kurtin

Spahiu: Me Ligjin për Specialen, PDK po dëshiron ta “ngulë” edhe Albin Kurtin

Gucati u bën thirrje deputetëve për votimin e Ligjit për Specialen: Të bashkohemi për lirinë e shokëve tanë

Gucati u bën thirrje deputetëve për votimin e Ligjit për Specialen: Të bashkohemi për lirinë e shokëve tanë

Inspektorati kërkon masa shtesë për mbrojtjen e punëtorëve pas paralajmërimit për erëra të forta

“InfoNata” 18.11.2026

“InfoNata” 18.11.2026

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në sesionin e APF-së në Bruksel

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në sesionin e APF-së në Bruksel

Mehmeti: Kurti na ndihmon ne dhe shqiptarëve në Luginë të Preshevës nëse e forcon Kosovën

Mehmeti: Kurti na ndihmon ne dhe shqiptarëve në Luginë të Preshevës nëse e forcon Kosovën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën