Pa kaluar mirë problemi në Prizren, ku tifozë të Bashkimit lënduan Dardan Berishën e Pejës, të shtunën në Suharekë tifozët u përkujdesln për ta ndërprerë përkohësisht ndeshjen Golden Eagle Ylli – Rahoveci 029, që është duke u zhvilluar në palestrën “13 Qershori”.
Ndeshja u ndërpre për shkak të fyerjeve nga tifozëria vendase drejtuar basketbollistëve të Rahovecit 029.
Ylli ishte në avantazh 37:22 ndaj Rahovecit teksa po zhvillohej fillimi i çerekut të dytë.
Ndeshja ka rinisur pas 20 minutave pasi një pjesë e tifozëve janë larguar nga salla për shkak të fyerjeve ndaj ekipit mysafir.







