TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Sërish përplasje në Kuvend, nuk kalojnë dy projektligje për shëndetësi të propozuara nga opozita

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Kuvendi nuk miraton rezolutën për kufizimin e ngritjes së çmimeve

Kuvendi nuk miratoi projektligjin i cili rregullon çmimin e barnave, pasi nuk mori mbështetjen e partisë në pushtet, megjithëse u diskutua gjatë rreth tij.

Inicuesja e këtij projektligji, deputetja Floretë Zejnullahu iu drejtua deputetëve të Vetëvendosjes duke iu thënë se lidhja e tyre me kompanitë farmaceutike i pengon ata të votojnë pro.

Reklamë

 “Ua përkujtoj që asnjë lloj lidhje me oligarkët nuk e kam, Arben Vitinë e keni punësuar tek oligarkët, ju e keni shitë heroin e pandemisë, ju jeni të shitur të oligarkët”, tha ajo.

Projektligjin nuk e pranoi as ministri i shëndetësisë, Rifat Latifi i cili tha se një të tillë Qeveria do ta sjell për votim në vjeshtë.

 “Në realitet projektligji për barnat ka mbaruar, është i kryer, është jashtëzakonisht i mirë dhe ju keni me pas shansin të shtoni diçka, me heq diçka, por sigurisht do ta keni shansin ta bëjmë ligjin më të mirë”, tha Latifi.

Si urgjente çështjen e rregullimit të çmimit të barnave e vlerësuan edhe dy partitë tjerë opozitare LDK dhe AAK, të cilat edhe kërkuan votimin në parim të projektligjit.

 “Neve e përkrahin si të tillë dhe do ta japim kontributin nëse e merr votën, që do të duhej ta merrte”, tha deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.

 “E ftoj Vetëvendosjen të miratojë nismën legjislative të Partisë Demokratike e cila kërkon rregullim dhe shumica e neneve të parashtruara këtu janë në vijë të plotë me diskutimet që u thanë”, u shpreh Besnik Tahiri, shef i deputetëve të AAK-së.

Por opozitës Vetëvendosje i kërkoi llogari pse këtë çështje nuk e rregulluan për 20 vjet sa ishin në pushtet.

 “Pse nuk e rregulluat për dy dekada çështjen e çmimit të barnave dhe pajisjeve dhe produkteve medicinale”, tha deputeti i Vetëvendosjes Besim Muzaqi.

Ndaj kësaj deklarate reagoi deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu i cili mori përgjigje nga kryeparlamentari, Glauk Konjufca.

Gjatë seancës së sotme, Kuvendi e shtyu për javën e ardhshme e projektligjin për financimin e partive politike, pasi i njëjti nuk është shqyrtuar ende në komisionin parlamentar për komunitete.

Ndërkaq, Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar as Projektligjin për shëndetësinë të iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Vetëm 17 deputetë opozitarë votuan pro këtij projektligji, ndërsa 40 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje votuan kundër, derisa katër prej tyre, abstenuan, në mesin e të cilëve sërish ishte kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Pas kësaj pike, Kuvendi mbylli punimet e seancës plenare, pasi partitë opozitare lëshuan sallën.

Raporti i gazetares Flaka Zogu.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tre persona të lënduar nga një aksident në Zllakuqan të Klinës

Dy persona të lënduar nga një aksident pas mesnate në Prishtinë

S’ka konstituim të Kuvendit në votimin e parë

Përpjekja e radhës për konstituimin e Kuvendit, në rend dite zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb

Sot tërhiqet shorti i Championsit

Sot tërhiqet shorti i Championsit

“Për Kosovë ja vlen” – Mbi pesë orë pritjet të shtunën në Merdarë për të dalë nga Kosova

40 minuta po presin mërgimtarët për të dalë nga Kosova

Tre persona të lënduar nga një aksident në Zllakuqan të Klinës

Dy persona të lënduar nga një aksident pas mesnate në Prishtinë

S’ka konstituim të Kuvendit në votimin e parë

Përpjekja e radhës për konstituimin e Kuvendit, në rend dite zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb

Sot tërhiqet shorti i Championsit

Sot tërhiqet shorti i Championsit

“Për Kosovë ja vlen” – Mbi pesë orë pritjet të shtunën në Merdarë për të dalë nga Kosova

40 minuta po presin mërgimtarët për të dalë nga Kosova

Sot mbahet afati i dytë i provimit të maturës shtetërore

Sot mbahet afati i dytë i provimit të maturës shtetërore

IKShPK-ja thirrje për kujdes ndaj të nxehtit, del me disa rekomandime për qytetarët

Mot shumë i nxehtë sot, temperaturat arrijnë deri në 34°C

Lushtaku: Vetëvendosje dëshiron zgjedhje, nuk është e interesuar për konstituim të Kuvendit

Lushtaku: Vetëvendosje dëshiron zgjedhje, nuk është e interesuar për konstituim të Kuvendit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X