TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Serbia vendos sistemin raketor kinez afër kufirit, shihet si kërcënim për Kosovën

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Serbia vendos sistemin raketor kinez afër kufirit, shihet si kërcënim për Kosovën

Serbia përveç 48 bazave operacionale të vendosura më herët përreth kufirit, në afërsi të kufirit me Kosovën ka vendosur sistemin e modernizuar të raketave “FK-3” dhe “Pancir S1”, si dhe sistemet tjera të raketave “Neva M1T” dhe “Kub M2 (SM)” të Brigadës 250 të ushtrisë serbe. Sistemi FK-3, është sistem raketor kinez, me të cilin në vitin 2022, Serbia u bë vendi i parë në Evropë që operon me armë kineze, e që përfshinë edhe dronët luftarak CH-92. Gjithashtu, Forcat e Armatosura të Serbisë kanë krijuar një njësi të veçantë për mbikëqyrjen e dronëve, e cila si njësi operon në kuadër të Brigadës së 63-të të Parashutistëve të ushtrisë serbe.

Këto janë disa nga detajet që kryeministri Albin Kurti ia dha Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Derisa profesori për çështje ndërkombëtare, Dritëro Arifi tha se vet lokacioni i armatimeve serbe të vendosura në kufi me Kosovën, tregon se Serbia po kërcënon Republikën e Kosovës.

Arifi tha se armatimet e tilla reflektojnë një pasiguri për Kosovën. Ai tha se nuk duhet frikësuar, e as larguar nga qëndrimet që Kosova i ka.

”Vetëvendosja e një armatimi të tillë që rrezikon popullatën civile të një vendi tjetër dhe duke ditur që Serbia dhe Kosova, nuk kanë raporte normale si dy shtete, kjo jep sinjal me kuptuar që Serbia po dëshiron në çfarëdo forme me destabilizuar Republikën e Kosovës, edhe me një fazë të mëvonshme edhe me kërcënuar. Efekti i tyre është ky pozicionim i armatimit serb në kufi me Kosovën, reflekton një mënyrë paqëndrueshmëri dhe jo siguri brenda Kosovën, dhe kjo e dëmton Kosovën në perspektivë. 02:05 Pikërisht këto pozicionimet e ushtrive të armatimit në kufi me Kosovën, është dëshmi që Serbia është e interesuar për një konflikt më të gjerë, ne nuk duhet të frikësohemi kemi luftuar në kushte më të vështira dhe më shumë më pak armatim dhe ne duhet të i bëjmë perëndimit që ne nuk do të largohemi nga qëndrimet tona. Perëndimi nëse dëshiron të intervenoj e ka kohën dhe momentin, nëse dëshiron më vonë është shumë vonë” tha Arifi.

Po ashtu, Arifi theksoi se armatimet e Serbisë janë superiore, sepse shteti serb investon në armatime dhe në këtë rast Kosova nuk mund të bëjë asgjë, përveçse të lajmërojë për një konflikt të ri në Ballkan ndaj saj.

Profesori i çështjeve ndërkombëtare, Arifi shtoi se mesazhi i Serbisë është që dialogu nuk do të përfundojë, derisa Serbia të arrijë atë se çka dëshiron.

“Në raport me armatimin që ka Serbia, ato janë superiore sepse janë drona kinez që i ka blerë Serbia, që një kohë të gjatë, Serbia investon shumë në armatim. Perëndimi e dinë këtë shumë më mirë se ne se çfarë cilësie të armatimit ka Serbia, pra sidomos armatimi kinez është më cilësor për shkak se është i avancuar në teknologji, është çështje që Kosova nuk mund të bëjë asgjë, çka mund të bëjë Kosova që të informojë dhe të lajmëroj që po bëhet një konflikt i ri në Ballkan dhe këtu është ajo që si me thënë freni më i madh perëndimi, nëse perëndimi lejon Serbinë deri në këtë fazë të shkojë, atëherë është gjithçka në pikëpyetje, dhe vet dialogu se si do të rrjedh nuk mund të ketë dialog normal, pra një mënyrë me këtë vendim Serbia dëshiron me përçuar mesazh që dialogu nuk do të përfundojë deri sa Serbia nuk është e kënaqur me atë çka dëshiron të fitojë në

Përndryshe, Kurti i kërkoi Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg, bashkëpunimin e ngushtë me NATO-n për paqen dhe sigurinë./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Vita”: Rezultatet e AUV tregojnë se produktet tona nuk përmbajnë qumësht pluhur dhe vaj palme

“Vita”: Rezultatet e AUV tregojnë se produktet tona nuk përmbajnë qumësht pluhur dhe vaj palme

Rreth 300 studentë nga bota i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

Rreth 300 studentë nga bota i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASHTI publikon rezultatet: 48.35% kalueshmëria në Testin e Arritshmërisë

MASHTI publikon rezultatet: 48.35% kalueshmëria në Testin e Arritshmërisë

Ministria e Bujqësisë: Fermerët janë baza e prodhimit, veprimet e marra nuk janë masa kundër industrisë së përpunimit

Portugali – Spanjë formacionet zyrtare, Ronaldo startues në ndeshjen që mund të jetë e fundit në Botëror

Macron mbërrin në Damask si udhëheqësi i parë perëndimor që viziton Sirinë pas Assadit

Macron mbërrin në Damask si udhëheqësi i parë perëndimor që viziton Sirinë pas Assadit

BE-ja i jep dritën jeshile Shqipërisë për mbylljen e tre kapitujve negociues

BE-ja i jep dritën jeshile Shqipërisë për mbylljen e tre kapitujve negociues

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën