TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Serbia vazhdon lobimin kundër Kosovës

Përkundër marrëveshjes që është në tavolinë midis Kosovës dhe Serbisë, Serbia po vazhdon të shkelë zbatimin e saj ku në njërën nga pikat thuhet që Serbia nuk duhet të pengon Kosovën të bëhet pjesë e organizatave ndërkombëtare.

by Venhar Isufi
2 vjet ago
2 0
A A

Serbia po vazhdon lobimin kundër Kosovës.

Beogradi zyrtar përmes partnerëve të saj si Rusia dhe vendet të tjera që nuk e njohin Kosovën, vazhdimisht po e pengon republikën të bëhet pjesë e organizatave ndërkombëtare.

Ngjashëm veproi edhe një ditë më parë ku Kosovës iu hoq nga rendi i ditës kërkesa për t’u bërë mysafire speciale në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Ish-diplomati, Sylë Ukshini thotë se nëse Serbia nuk distancohet nga gjuha armiqësore ndaj Kosovës, dialogu Kosovë-Serbi do të prolongohet edhe për shumë vite të tjera.

“Nëse nuk ulët gjuha armiqësore ndaj Kosovës, nëse nuk ulën pretendimet territoriale ndaj Kosovës ky dialog si ka vazhduar 13 vite, mund të vazhdoi edhe 13 të tjera dhe s’ka asgjë. Sepse, Serbia po tenton që ta mbajë si konflikt të hapur Kosovën dhe mbi këtë bazë unë mendoj që duhet të ndërrohet strategjia e dialogut dhe duhet të ndërrohet qasja jonë”, tha Ukshini.

E njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Fitim Mulolli, këto veprime të Beogradit zyrtar i sheh si të qëllimshme në këtë kohë kur ka ndryshime gjeopolitike në botë.

“Vazhdimisht kemi pas ndërhyrje të tilla nga Serbia në rrafshin ndërkombëtar qoftë drejtpërdrejtë qoftë përmes kanaleve të tjera përmes aleatëve të saj si, Rusia, Bjellorusia dhe të tjerë varësisht nga organizatat në të cilat ka qenë temë Kosova apo anëtarësimi i Kosovës. Sidomos në rrethanat e reja gjeopolitike të krijuara pas ndryshimit të politikës amerikane nga z.Trump, ku kemi një mobilizim të Evropës gjërat apo temat siç janë temat rreth Kosovës kalojnë pa marrë vëmendjen e merituar në rrafshin ndërkombëtar”, tha Mulolli.

Mulolli thotë se për ti parandaluar këto akte, shteti duhet të financojë kompani për lobim në botë.

“Përgjithësi këto katër vite qeveria Kurti ka punuar pak në marrëdhëniet me jashtë nuk ka pas angazhim, nuk ka pas investime nuk mund të bësh politikë të jashtme pa lobuar, lobimi kushton, është e pamundur të depërtosh në zyre ku duhet të depërtosh tek njerëzit e caktuar me fuqi vendimmarrëse globale pa pas kontrata lobimi me kompani të mëdha”, tha ai.

Serbia kishte reaguar edhe kur Kosova aplikoi për anëtarësim në KIE.

Kosova dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës në fillim të vitit 2024, për shkak se u kushtëzua me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK-ja lëshon seancën në Mitrovicë, Ibrahimi akuzon Pecin për gjuhë fyese

PDK-ja lëshon seancën në Mitrovicë, Ibrahimi akuzon Pecin për gjuhë fyese

Lëndohen 5 persona pas shembjes së një pllake betoni në një objekt ndërtimi në Prizren

Lëndohen 5 persona pas shembjes së një pllake betoni në një objekt ndërtimi në Prizren

Të paktën 30 të vdekur dhe 80 të plagosur nga përplasja e dy trenave në Spanjë

Të paktën 30 të vdekur dhe 80 të plagosur nga përplasja e dy trenave në Spanjë

​Gusia për vrasjen e Arlinda Zekajt: Urdhri mbrojtës duhej të përfshinte edhe kunatin, dështoi vlerësimi i rrezikut

Apple prezanton MacBook Pro të ri 14-inç me çipin M6

Apple prezanton MacBook Pro të ri 14-inç me çipin M6

A ndikon tableti në gjumin e fëmijëve? Studimi zbulon çfarë ndodh pas 15 minutash me filma vizatimorë

A ndikon tableti në gjumin e fëmijëve? Studimi zbulon çfarë ndodh pas 15 minutash me filma vizatimorë

Mbi 70 për qind të votave të numëruara në Izrael, blloku i Netanyahut kryeson garën

Mbi 70 për qind të votave të numëruara në Izrael, blloku i Netanyahut kryeson garën

Të paktën 30 të vdekur dhe 80 të plagosur nga përplasja e dy trenave në Spanjë

Të paktën 30 të vdekur dhe 80 të plagosur nga përplasja e dy trenave në Spanjë

Real Madridi u kërkon falje kinezëve për komentin e Mbappes

Real Madridi u kërkon falje kinezëve për komentin e Mbappes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën