TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Serbia refuzon kërkesën e Preshevës për hapjen e vendkalimit kufitar Miratoc–Llojan

by teve1
4 muaj ago
2
A A
Serbia refuzon kërkesën e Preshevës për hapjen e vendkalimit kufitar Miratoc–Llojan

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka njoftuar se Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë i ka refuzuar kërkesën autoriteteve komunale të paraqitur më 19 maj, për hapjen e vendkalimit kufitar Miratoc-Llojan në kufirin me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Sinani ka thënë se arsyeja e dhënë për mosfunksionalizimin e këtij vendkalimi është se “rruga kalon përmes fshatit Miratoc” dhe se “mungojnë kushtet infrastrukturore për kontrollin kufitar”.

“Më 29 korrik 2025, kemi pranuar një përgjigje zyrtare nga Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë në lidhje me kërkesën e paraqitur më 19 maj 2025 për hapjen e një vendkalimi të ri kufitar me Republikën e Maqedonisë së Veriut, në territorin e fshatit Miratoc. Në këtë përgjigje përmenden disa dokumente dhe marrëveshje të mëhershme ndërqeveritare mes dy shteteve, përfshirë: Marrëveshjen e nënshkruar më 16.12.2019 në Shkup për themelimin e vendkalimit të përbashkët kufitar; Protokollin e nënshkruar më 22.02.2023 për mënyrën e kontrollit të përbashkët; Emërimin e anëtarëve të palës serbe në Komisionin e përbashkët për zbatimin e marrëveshjes. Megjithatë, arsyeja e dhënë për mosfunksionalizimin e këtij vendkalimi është se “rruga kalon përmes fshatit Miratoc” dhe se “mungojnë kushtet infrastrukturore për kontrollin kufitar””, ka bërë të ditur Sinani.

Sipas saj, arsyetimi i Serbisë nuk qëndron dhe është i papranueshëm, pasi siç ka theksuar ‘shumica e vendkalimeve kufitare të këtij niveli në rajon, përfshirë ato ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, kalojnë përmes apo pranë vendbanimeve’.

“Ky arsyetim nuk qëndron dhe është i papranueshëm. Shumica e vendkalimeve kufitare të këtij niveli në rajon, përfshirë ato ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, kalojnë përmes apo pranë vendbanimeve. Shembulli më konkret është vendkalimi “Dheu i Bardhë”, rruga e të cilit kalon nëpër fshatrat Lluçan dhe Konçul, zona të banuara ku çdo ditë qarkullojnë edhe mjete të rënda transporti. Asnjëherë nuk është vënë në pikëpyetje funksionimi i atij vendkalimi për shkak të kalimit nëpër vendbanime”, ka thënë Sinani.

Tutje, Sinani ka nënvizuar se nga përgjigja e Qeverisë së Maqedonisë, kuptohet qartë se nuk qëndron problemi teknik, por politik.

“Nga kjo përgjigje kuptojmë qartë se nuk kemi të bëjmë me një pengesë teknike, por me një problem politik, përkatësisht me mungesë të vullnetit institucional nga ana e shtetit serb. Ndërsa në takimet me përfaqësues të Trupit Koordinues apo Ministrisë për Administratë Lokale ishte pretenduar se procesi po zvarritej nga pala maqedonase, tashmë është vetë Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë që konfirmon të kundërtën: pengesat burojnë nga pala serbe”, ka shtuar ajo.

Ajo ka bërë të ditur se, si institucion lokal, do të vazhdojnë të kërkojnë me këmbëngulje dhe të punojnë me përkushtim për realizimin e kësaj kërkese të qytetarëve.

“Hapja e vendkalimit Miratoc–Llojan është një domosdoshmëri për lëvizje të lirë, zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim ndërkufitar”, deklaron Sinani.

“Hapja e vendkalimit Miratoc–Llojan është një domosdoshmëri për lëvizje të lirë, zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim ndërkufitar. Institucionet shtetërore duhet të jenë konsekuente dhe të veprojnë mbi bazën e dokumenteve që vetë i kanë nënshkruar. Kjo nuk është thjesht një kërkesë lokale – është një e drejtë e qytetarëve tanë”, ka përfunduar Sinani.

Fshatin Miratoc të Preshevës dhe atë Llojan të Kumanovës i ndanë një distancë rreth 1.5 kilometra. Por, për të lëvizur nga një fshat në tjetrin, duhet kaluar 40 kilometra dhe pritje të gjata në kolona për shkak të kufirit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Në hapjen e fushatës së Listës Serbe edhe qytetarë që kanë ardhur me autobus nga Serbia

Në hapjen e fushatës së Listës Serbe edhe qytetarë që kanë ardhur me autobus nga Serbia

Kelmendi kërkon profesionalizëm e mosneglizhim në ndjekjen e dhunuesve

Anulohet vendimi për shkarkimit e Besim Kelmendit

Hapet thirrja për linja të transportit publik për jugun dhe veriun e Mitrovicës

Hapet thirrja për linja të transportit publik për jugun dhe veriun e Mitrovicës

Administrohet si provë deklarata e Dragana Antonijeviq, mbrojtjes i pranohet një dëshmitar në rastin “Banjska”

Përurohen Akseleratori i ri dhe Bunkeri në Klinikën e Onkologjisë, investim prej 2.7 milionë euro

Shqipëria hapi negociatat, cilët janë hapat për anëtarësim

Komisioni Evropian konfirmon heqjen e një pjese të masave ndaj Kosovës

Fillon seanca e radhës ndaj tre të akuzuarve në rastin Banjska

Fillon seanca e radhës ndaj tre të akuzuarve në rastin Banjska

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën