TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Serbia pretendon se Popoviqi e pranoi “nën presion” fajësinë në Kosovë

nga teve1
2 orë më parë
1
A A
Serbia pretendon se Popoviqi e pranoi “nën presion” fajësinë në Kosovë

Ministria e Drejtësisë e Serbisë ka thënë të shtunën se marrëveshja për pranimin e fajësisë për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit nga zyrtari serb, Igor Popoviq, para gjykatës në Prishtinë ka ndodhur “nën presion, dhe jo me vullnetin e tij të lirë”.

Megjithatë, ajo nuk dha asnjë provë për të mbështetur petendimin se Popoviq e pranoi fajësinë nën presion.

“Ne theksojmë se nënshkrimi dhe përdorimi i marrëveshjeve për pranimin e fajësisë në një rast të tillë shërben ekskluzivisht si një mjet për stigmatizim shtesë të popullit serb dhe forcimin e kontrollit politik, dhe jo si një instrument i sundimit të ligjit”, thuhet në reagimin e Ministrisë serbe.

Përveç kësaj, siç theksohet, vetë marrëveshja është e pavlefshme pasi është lidhur nën detyrim dhe në kushte të shkeljes së të drejtave themelore të garantuara me Rezolutën 1244 dhe me Kartën e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

“Ministria e Drejtësisë paralajmëron se vazhdimi i abuzimeve me sistemin gjyqësor në Kosovë përbën shkelje të rëndë dhe të organizuar të së drejtës ndërkombëtare dhe një sulm të drejtpërdrejtë ndaj të drejtave dhe lirive themelore të popullit serb. Për këtë arsye, Republika e Serbisë do të përdorë të gjitha mjetet juridike dhe politike për të mbrojtur Igor Popoviqin dhe për ta zbuluar para bashkësisë ndërkombëtare këtë padrejtësi të rëndë,” thuhet në njoftim.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi të premten Popoviqin me gjashtë muaj burgim për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit, dënim që iu zëvendësua me një gjobë prej 3.000 eurosh, si dhe ia ndaloi hyrjen në Kosovë për dy vjet.

Popoviq – i cili është ndihmës i drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe – kishte arritur marrëveshje me Prokurorinë Sepciale të Kosovës për pranimin e fajësisë për nxitje dhe përhapje të urrejtje dhe mosdurimit ndërmjet grupeve etnike, gjatë një fjalimi të mbajtur në Hoçë të Madhe të Rahovecit më 18 korrik.

Gjatë atij fjalimi, Popoviq, ndër të tjera, e kishte cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës “organizatë terroriste”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vetëvendosje prezanton kandidatët për tri komunat në veri të vendit

Vetëvendosje prezanton kandidatët për tri komunat në veri të vendit

Haxhiu e quan akuzë të rreme pretendimin e Serbisë se Popoviqi e pranoi “nën presion” fajësinë në Kosovë

Haxhiu e quan akuzë të rreme pretendimin e Serbisë se Popoviqi e pranoi “nën presion” fajësinë në Kosovë

Qytetarët e Kosovës hynë borxh në banka mbi një miliard euro brenda pesë muajve

Qytetarët e Kosovës hynë borxh në banka mbi një miliard euro brenda pesë muajve

Shqipe Selimi sqaron mungesën e saj në protestën kundër Gjykatës Speciale

Shqipe Selimi sqaron mungesën e saj në protestën kundër Gjykatës Speciale

Elvir Gashjani, ylli i javës në Superligë

Gashjani lë Llapin, Batatina e dërgon në kampionatin turk

FSHF-ja ndryshon datën e fillimit të kampionatit në Shqipëri

FSHF-ja ndryshon datën e fillimit të kampionatit në Shqipëri

Jashari shënon golin e parë në sezonin e ri në, Ukrainë

Jashari shënon golin e parë në sezonin e ri në, Ukrainë

Tuci kalon në kampionatin turk

Tuci kalon në kampionatin turk

Vetëvendosje prezanton kandidatët për tri komunat në veri të vendit

Vetëvendosje prezanton kandidatët për tri komunat në veri të vendit

Daku shënon, por Rubin Kazan po mposhtet thellë

Daku shënon, por Rubin Kazan po mposhtet thellë

Turqia thërret takim urgjent të OBI-së për shkak të situatës në Gaza

Turqia thërret takim urgjent të OBI-së për shkak të situatës në Gaza

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X