TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Serbia e mohon se i ndaloi qytetarët kosovarë në kufi me Kroacinë dhe Hungarinë

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Serbia e mohon se i ndaloi qytetarët kosovarë në kufi me Kroacinë dhe Hungarinë

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë i ka mohuar akuzat e autoriteteve kosovare se ajo ka ndaluar autobusë me udhëtarë kosovarë në kufijtë e saj me Kroacinë dhe Hungarinë të mërkurën.

“Këto pretendime janë të pabaza dhe Policia nuk ka ndaluar askënd, e as penguar hyrjen dhe kalimin e çdo qytetari nga territori i ‘Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë’”, tha Ministria serbe në një komunikatë.

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës tha të mërkurën herët se autoritetet serbe kanë ndaluar autobusë me udhëtarë nga Kosova, në kufijtë me Kroacinë dhe Hungarinë, si shenjë hakmarrjeje ndaj mbështetjes nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin “me çdo kusht” kalimin nëpër Serbi, shtet në të cilin që nga mesnata, kosovarëve u është vështirësuar qarkullimi.

Bashkimi Evropian tha se po e ndjek nga afër gjendjen dhe se Serbia është duke e shkelur marrëveshjen për lirinë e lëvizjes duke ndaluar udhëtarët kosovarë.

Por, Ministria serbe tha më vonë se qytetarëve të Kosovës u “lejohet hyrja e papenguar dhe refuzon me forcë insinuatën se u ndalohet hyrja për shkak të posedimit të dokumenteve të lëshuara nga institucionet e përkohshme në Prishtinë”.

“Po forcohet kontrolli i të gjithë pasagjerëve në pikat kufitare dhe po kryhen kontrolle të sigurisë, e gjitha kjo me qëllim të sigurisë dhe sigurisë më të madhe të qytetarëve, gjë që mund të shkaktojë një qëndrim më të gjatë në vetë pikën kufitare”, tha Ministria serbe.

Megjithatë, Ibrahim Aliu, pronar i kompanisë turistike Rinor Travel, i tha Radios Evropa e Lirë se që nga mëngjesi i së mërkurës një autobus i kompanisë së tij është ndaluar në territorin serb, pas kalimit të kufirit të Hungarisë.

Autobusi po udhëtonte nga Zvicra për në Kosovë.

“Sipas shoferëve, me të cilët jam në kontakt, [autoritetet serbe] i kanë marrë dy udhëtarë dhe dokumentet e autobusit”, tha Aliu.

Paraprakisht sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, përmes një postimi në Facebook, tha se në Batrovci janë ndaluar të paktën katër autobusë, me “mbi 300 udhëtarë nga Kosova”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e cilësoi si “shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut” ndalimin në territorin e Serbisë të shtetasve të Kosovës, të cilët, “janë privuar nga ushqimi dhe ilaçet”.

Ndryshe, më 16 prill, në Asamblenë Parlamentare u miratua rekomandimi për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Çështja tani do të dërgohet te Këshilli i Ministrave, që takohet në maj, organ që jep përgjigjen përfundimtare për anëtarësimin e një shteti në këtë organizatë.

Serbia kundërshton anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi pas votimit se shteti i tij do të vazhdojë luftën “me të gjitha forcat” që vendimi të mos miratohet në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës më 16 maj.

Edhe në të kaluarën, qytetarët të Kosovës që kalojnë përmes Serbisë kanë hasur në probleme, me disa prej tyre që janë arrestuarnga autoritetet serbe nën dyshimet për krime lufte.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mungoi në “Flakën e Janarit”, Kurti njofton se bashkëshortja e Walker u dërgua në Emergjencë për trajtim

Mungoi në “Flakën e Janarit”, Kurti njofton se bashkëshortja e Walker u dërgua në Emergjencë për trajtim

“Digjitalizimi e ‘shpëton’ procesin zgjedhor”

Rinumërimi ndryshon bilancin e votave, 4 mijë të manipuluara për kandidatin Fetah Paçarizi, mbi 2200 për Nait Hasanin

Kurti: Skënderbeu, figura më e rëndësishme e historisë shqiptare

Kurti: Skënderbeu, figura më e rëndësishme e historisë shqiptare

“20 vjet pa ujë të pijshëm” – Ankohen banorët e Batllavës

Pa ujë të pijshëm tash e 30 orë rreth 700 shtëpi në Podujevë

Peja zyrtarizon trajnerin e ri

Pesë gola të Bayernit për të mbetur i pamposhtur në Bundesliga

Pesë gola të Bayernit për të mbetur i pamposhtur në Bundesliga

Ylli – Peja, përballja tjetër çerekfinale

Ylli triumfon në Pejë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën