TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Serbia e dështon takimin e përbashkët për të pagjeturit

by Fetije Kamberi
12 muaj ago
1 0
A A

Rrugën për në Bruksel e morën të dyja palët.

Që të dy shtetet ishin dakorduar për një diskutim nën ndërmjetësimin e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajcak.

Mirëpo, delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë në kuadër të Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur nuk u takuan.

Kryesuesi i komisionit qeveritar për të pagjeturit, Andin Hoti tha se ajo që refuzoi takimin  ishte pala serbe.

“Prania e z. Petkoviq në Bruksel është dëshmia më e qartë se pikërisht ai orkestroi dhe garantoi dështimin e takimit të paraparë, duke e kthyer një proces teknik jetik në një mjet të turpshëm të politizimit dhe obstruksionit. Arsyetimi i Serbisë për mospjesëmarrje në takim përveç që banal është edhe i dëmshëm për procesin e zbardhjes se fatit të personave të zhdukur, dhe nuk ka të bëjë asgjë me temën që sot janë thirrur në Bruksel. Kjo tregon edhe njëherë politizimin e tejskajshëm të Serbisë në raport me çështjen e personave të zhdukur. Ndërkohë, delegacioni i Kosovës ka mbajtur takime me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe ka parashtruar kërkesat tona sipas agjendës së parashikuar, dhe për këtë kemi marrë njoftimin nga z. Lajcak që do të raportohet konstruktiviteti ynë dhe kërkesat tona tek vendet anëtare të BE-së”, ka thënë Hoti.

Me arsyetim për këtë refuzim doli pala serbe.

Drejtori i  të ashtuquajturës, Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq  tha se mbyllja e institucioneve paralele të Serbisë në Kosovë ka qenë arsyeja e refuzimit të takimit prej Serbisë.

“Në Bruksel më përshëndeti lajmi për sulmin e madh të Kurtit ndaj institucioneve serbe. Kam ardhur me delegacionin nga Beogradi me qëllim që sot të zgjidhim çështjen e personave të zhdukur, ndërsa Kurti dhe Prishtina zgjodhën rrugën e dhunës dhe Lëvizjet e njëanshme të këtij lloji terrori e vë në pikëpyetje vetë dialogun “Është e qartë se Kurti nuk është i vetmi fajtor. Përgjegjësia është e Bashkimit Evropian”, u shprehe Petkoviq.

Edhe emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur për dështimin e takimit të parë të Komisionit të përbashkët për persona të zhdukur.

“Sot synuam të mbajmë mbledhjen e parë të Komisionit të Përbashkët për Persona të Zhdukur në nivel komisionesh. Jam takuar veçmas me të dyja palët. Kosova prezantoi prioritetet e saj. Serbia ka njoftuar për mospjesëmarrje në një takim të përbashkët për shkak të zhvillimeve në Kosovë”, ka deklaruar Lajçak.

Ndërsa, kryetari i Këshillit të Familjarëve të Pagjetur, Ahmet Grajqevcin  ka thënë që çështja e të pagjeturve po politizohet nga ana e Serbisë.

Komisioni i Përbashkët për të Pagjeturit u formua në maj të vitit 2023, takimi i parë i kësaj trupe ishte planifikuar për të mërkurën.

Tags: Brukseldeshtimitakimi per te pagjeturit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rezultatet përfundimtare: LVV 42.3%, PDK 20.95%, LDK 18.27% dhe AAK-Nisma 7.06%

Votat jashtë vendit në proces numërimi, pjesëmarrja mbi 84%

Mërgimtarët po presin tri orë në Merdarë

Pritje të gjata në pikat kufitare, kolona 600 metra në Merdarë

Dy të lënduar në aksidentin mes një veture dhe kamioni në rrugën Viti-Kllokot

Aksident trafiku në rrugën Pejë – Prishtinë, një i lënduar

Basha: Nexhat Daci ndërtoi jetën mbi dije dhe përkushtim për popullin

Basha: Nexhat Daci ndërtoi jetën mbi dije dhe përkushtim për popullin

Rezultatet përfundimtare: LVV 42.3%, PDK 20.95%, LDK 18.27% dhe AAK-Nisma 7.06%

Votat jashtë vendit në proces numërimi, pjesëmarrja mbi 84%

Çfarë tregon shqetësimi i brendshëm gjatë festave

Çfarë tregon shqetësimi i brendshëm gjatë festave

Mërgimtarët po presin tri orë në Merdarë

Pritje të gjata në pikat kufitare, kolona 600 metra në Merdarë

Dy të lënduar në aksidentin mes një veture dhe kamioni në rrugën Viti-Kllokot

Aksident trafiku në rrugën Pejë – Prishtinë, një i lënduar

Basha: Nexhat Daci ndërtoi jetën mbi dije dhe përkushtim për popullin

Basha: Nexhat Daci ndërtoi jetën mbi dije dhe përkushtim për popullin

Liderët politikë nderojnë Nexhat Dacin, Kurti vlerëson kontributin e tij

Liderët politikë nderojnë Nexhat Dacin, Kurti vlerëson kontributin e tij

​Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

​Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën