Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari këtë e ka bërë me qëllim që njësiti policor të mos ia shqiptonin gjobën për kundërvajtje e tejkalim të shpejtësisë.
“Klinë, 20.04.2022 – 18:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, për shkak se njësitit policor iu kishte ofruar ryshfet me qëllim që ata të mos ja shqiptonin gjobën për kundërvajtje, tejkalim të shpejtësisë që e kishte bërë derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
Sipas Policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. /teve1.info/