TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Serbi – Shqipëri, nuk pritet të ketë tifozë shqiptar në stadiumin në Beograd

nga tëvë1
2 muaj më parë
0
A A
Serbia e pret Shqipërinë në stadiumin e Cërvena Zvezdës

Federata e Futbollit e Serbisë të enjten njoftoi se ndeshja e 11 tetorit mes Serbisë dhe Shqipërisë do të zhvillohet në stadiumin “Rajko Mitiq” në Beograd. Bëhet fjalë për stadiumin e Cërvena Zvezdës, me kapacitet prej 51 mijë e 755 vendeve.

Ka pasur dilema nëse ndeshja do të luhet në Beograd apo në Leskovc. Dhe është vendosur për stadiumin më të madh në Serbi, ku do të luhet edhe ndeshja me Anglinë, më 9 shtator.

Por a do të lejohen tifozët e Shqipërisë në stadiumin në Beograd? Këtë pyetje e ka bërë mediumi beogradas, Sportklub.

Ky medium ka shkruar se anglezët do të jenë të mirëpritur më 9 shtator dhe letonezët më 16 nëntor. Por ka pyetur nëse mbështetësit e Shqipërisë do të jenë në Beograd më 11 tetor.

“Me shumë mundësi jo, ndonëse në këtë moment nuk ka vendim që i ndalon shqiptarët të udhëtojnë për këtë ndeshje. Nuk ka po ashtu asnjë vendim që FIFA e dallon ndeshjen Serbi – Shqipëri nga të tjerat. Tifozët e Serbisë nuk e kishin të lejuar të udhëtojnë për ndeshjen e së shtunës në Tiranë për shkak të dënimit ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë për ‘nacionalizmin në ndeshjen e Ligës së Kombeve me Zvicrën’”, ka shkruar Sportklub.rs.

Edhe sikur të mos ishte e dënuar federata serbe, gjasat që tifozët e Serbisë të ishin në Tiranë thuajse nuk ekzistonin.

Ndeshja ishte vlerësuar e rrezikshmërisë së lartë, ndërsa kërkesa për një biletë ishte shumë e madhe. Me shumë mundësi FIFA do të marrë vendim që të mos lejojë përkrahësit e Shqipërisë në Beograd. Apo kjo do të bëhet pa vendim, në heshtje. Por tifozët shqiptarë nuk do të lejohen në stadium.

“Për shkak se edhe tifozët shqiptarë kanë dosje të trashë në FIFA dhe UEFA, pritet që kjo të shfrytëzohet si arsye për vendimin për të ndaluar udhëtimin e organizuar për revanshin në Beograd. Por për momentin nuk ka asnjë pengesë që tifozët shqiptarë të jenë të pranishëm në ‘Rajko Mitiq’”, ka shkruar mediumi serb.

Në ndeshjen e kaluar të Shqipërisë në Beograd, në vitin 2014, nuk ishin lejuar tifozët shqiptarë të jenë në stadiumin e Partizanit. Në atë ndeshje ishin sulmuar rëndë lojtarët e Shqipërisë, nga huliganë serbë që ishin në tribuna e në fushë. Ishte raportuar për pak shqiptarë që kishin depërtuar në stadium, por pa treguar se janë shqiptarë dhe pa asnjë shenjë dalluese.

Për vendimin që ndeshjet me Anglinë dhe Shqipërinë të zhvillohen në Beograd, ka folur edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai në fakt më shumë është ndalur te ndeshja me Anglinë dhe ka thënë se ka dashur që ajo ndeshje të zhvillohet në Leskovc.

“Unë isha që ndeshja me Anglinë të luhet në Leskovc. Njerëzit në Leskovc nuk janë asgjë më pak të vlefshëm se ata në Beograd. Por anglezëve nuk iu shkohet në Leskovc. As që mërzitem që nuk iu shkohet. Kam pranuar dhjetëra letra dhe asnjërën nuk e kam hapur. Por disa nuk kanë mundur ta durojnë presionin dhe e kanë zhvendosur ndeshjen në Beograd”, ka thënë Vuçiq në një televizion serb.

Ai i ka bërë përgjegjës për ndryshimin drejtuesit e federatës serbe të futbollit.

Nëse nuk lejohen tifozët shqiptarë, që edhe pritet të ndodhë, kjo do të dëshmojë edhe një herë se sa i pakuptueshëm është vendimi për organizim të përbashkët të një Evropiani nga Shqipëria dhe Serbia.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Basketboll, Kosova U18 mbyll fazën grupore me humbje

Basketboll, Kosova U18 mbyll fazën grupore me humbje

KFF Mitrovica dështon në Champions

KFF Mitrovica dështon në Champions

Qatip Osmani zyrtarizohet në krye të Malishevës

Qatip Osmani zyrtarizohet në krye të Malishevës

Allegri ndan drejtuesit e Juves: Nedved kërkon largimin

Leao zbulon se si Allegri ka ndryshuar gjithçka te Milani

OEAK kërkon anulimin e vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë pas aktvendimit të Gjykatës Komerciale

OEAK kërkon anulimin e vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë pas aktvendimit të Gjykatës Komerciale

Basketboll, Kosova U18 mbyll fazën grupore me humbje

Basketboll, Kosova U18 mbyll fazën grupore me humbje

KFF Mitrovica dështon në Champions

KFF Mitrovica dështon në Champions

Qatip Osmani zyrtarizohet në krye të Malishevës

Qatip Osmani zyrtarizohet në krye të Malishevës

Sulmet izraelite në Gaza s’kanë të ndalur – dhjetëra civilë të vrarë, përfshirë kërkues ndihmash

Sulmet e reja izraelite në Gaza vrasin 22 persona, përfshirë 15 kërkues ndihmash

Dy qytetarë e pësojnë në Ujman, mungon sinjalistika

Dy qytetarë e pësojnë në Ujman, mungon sinjalistika

Macron: Që të jesh i lirë, duhet të të kenë frikë

Macron: Që të jesh i lirë, duhet të të kenë frikë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X