TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Serbi: Raporti i KE-së për Kosovën shihet si gjest armiqësor

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Serbi: Raporti i KE-së për Kosovën shihet si gjest armiqësor

Miratimi i raportit që i hap rrugën Kosovës për anëtarësim në Këshilin e Evropës u cilësua në Kosovë si historik e arritje e madhe. Për Serbinë anëtarësimi i mundshëm i Kosovës në KE është gjest armiqësor ndaj Serbisë.

Në Kosovë vendimi i Komisionit për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës që i hap rrugën Kosovës për anëtarësimin në këtë Këshill u mirëprit me entuziazëm, ndërsa në Serbi me kritika dhe kundërshtime. Hapi i radhës do të jetë më 18 prill, kur ky raport do të hidhet në votim para Asamblesë Parlamentare në përbërjen e saj të plotë. Nëse merr miratimin edhe në Asamble, atëherë fjalën përfundimtare për anëtarësimin e Kosovës do ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës gjatë një mbledhjeje që do të mbajë në muajin maj.

Zemërimi në Serbi pas miratimit të raportit ishte i madh. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq madje kërcënoi me largimin e Serbisë nga Këshilli, nëse Kosova bëhet anëtare. Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha se vendimi i Komisionit të Këshillit të Evropës është shkelje e drejtpërdrejtë e interesave shtetërore dhe cënim i tërësisë tokësore të Serbisë. Sipas autoriteteve serbe, përkatësisht nga Vuçiq dhe Daçiq, anëtarësimi i plotë i Kosovës në Këshill të Evropës “do të ishte një gjest armiqësor ndaj Serbisë”.

Ndryshe është qëndrimi i Komisionit për Politikë dhe Demokraci në Këshillin e Evropës. “Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte katalizator që Kosova të vazhdonte të bënte përparim në forcimin e të drejtave të njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit”, thuhet në raportin e Këshillit, dujt theksuar, se “duke pasur parasysh numrin e vendeve anëtare të Këshillit, që nuk e njohin Kosovën si shtet, Komiteti bëri thirrje për diplomaci, dialog dhe kompromis”, dhe në këtë mënyrë i bëhet thirrje “Komitetit të Ministrave që të sigurohen që anëtarësimi i Kosovës të bëhet pa paragjykime ndaj qëndrimeve të shteteve individuale sa i përket shtetësisë së Kosovës”.

“Federata Ruse është jashtë e Republika e Kosovës po hyn brenda”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani miratimin e raportit për Kosovën nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci i KE-së, e cilësoi si një ditë historike për vendin. “Ky hap pozitiv tregon se Kosova është gati dhe e aftë për të marrë pjesë në mënyrë të plotë në familjen e Këshillit të Evropës, duke ndarë detyrimet dhe përfitimet që vijnë me anëtarësimin”, shkroi presidentja Osmani. Në të njëjtën linjë u shpreh edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili vendimin e cilësoi “një arritje shumë të madhe për vendin’. “Tash qytetarët e Republikës mund ta kenë qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, por përtej kësaj është tejet lajm i mirë për Evropën, për kombin shqiptar, për demokracinë që në këtë epokë gjeopolitike e historike, Federata Ruse është jashtë e Republika e Kosovës po hyn brenda”, tha kryeministri.

Meritat për miratimin e raportit për Kosovën, njëri nga udhëheqësit e opozitës ish-kryeministri Ramush Haradinaj, po ua lë aleatëve të Kosovës, po jo qeverisë Kurti. “Është pozicion i qartë i aleatëve me avancu Kosovën, mendoj se përkundër pengesave që qeveria dhe kryeministri Kurti ua ka nxjerrë aleatëve, ata prapë se prapë arritën këtë rezultat, këtë sukses për Kosovën”, thotë Haradinaj, duke shtuar se “kjo është krejtësisht punë e aleatëve”.

Parakushtet e reja do të ishin të padrejta

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti, që ishte i përfshirë drejtpërdrejt në komunikim me Këshillin, shkroi në profilin e tij, se “të gjitha propozimet që të vendosen parakushte të reja, janë refuzuar nga shumica e anëtarëve të Komitetit, gjë që tregon se Kosova duhet të bëhet anëtare në maj të këtij viti dhe parakushtet e reja do të ishin të padrejta”. E Komiteti i Këshillit tha pas votimit të raportit se “e mirëpret një listë të gjerë të zotimeve të bëra me shkrim nga autoritetet e Kosovës”, duke saktësuar se themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe nuk është kusht për anëtarësim, por nënvizoi se “duhet të jetë një angazhim pas anëtarësimit për Kosovën”, që do të ndihmonte për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të serbëve që jetojnë në Kosovë./DW

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

Osmani: Marrëveshja për paqe në Gaza, një hap drejt fundit të vuajtjeve

Tri raste të fotografimit të votës në rajonin e Prishtinës

Fotografimi i votës dhe ryshfeti, incidentet që u shënuan në ditën e zgjedhjeve

Tëvë1 mbuloi zgjedhjet me 14 ekipe, mbi 16 orë transmetim i drejtpërdrejtë

Tëvë1 mbuloi zgjedhjet me 14 ekipe, mbi 16 orë transmetim i drejtpërdrejtë

Lladrovci i fiton zgjedhjet, heshtje në PDK

Lladrovci i fiton zgjedhjet, heshtje në PDK

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

Osmani: Marrëveshja për paqe në Gaza, një hap drejt fundit të vuajtjeve

Tri raste të fotografimit të votës në rajonin e Prishtinës

Fotografimi i votës dhe ryshfeti, incidentet që u shënuan në ditën e zgjedhjeve

Tëvë1 mbuloi zgjedhjet me 14 ekipe, mbi 16 orë transmetim i drejtpërdrejtë

Tëvë1 mbuloi zgjedhjet me 14 ekipe, mbi 16 orë transmetim i drejtpërdrejtë

Lladrovci i fiton zgjedhjet, heshtje në PDK

Lladrovci i fiton zgjedhjet, heshtje në PDK

Rama dhe Çeku kokë më kokë në balotazh më 9 nëntor

Rama dhe Çeku kokë më kokë në balotazh më 9 nëntor

Zeqiri: Serbët erdhën për të votuar edhe përmes ‘varkave’

Zeqiri: Serbët erdhën për të votuar edhe përmes ‘varkave’

Kulla: Palestina do të njihet si shtet, me monitorim e garanci ndërkombëtare sikurse Kosova

Kulla: Palestina do të njihet si shtet, me monitorim e garanci ndërkombëtare sikurse Kosova

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën