TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Serbët nga veriu në protestë pro Vuçiqit- Lista Serbe do t’i paguaj 50 euro për një ditë këta qytetarë

Protestat kundër presidentit serb, Aleksandër Vuçiq po vazhdojnë tash e katër muaj. Si përgjigje, i pari i Serbisë ka thirrur serbë nga Kosova që të dalin në shenjë përkrahje para parlamentit serb. Siç ka mësuar televizioni, Lista Serbe me buxhet të Serbisë, do t’i paguaj nga 50 euro për një ditë këta qytetarë.

by Venhar Isufi
2 vjet ago
35 2
A A

Rezistenca e studentëve serbë kundër presidentit Aleksandër Vuçiq tash e katër muaj është stoike.

Rrugët e Beogradit janë mbushur me protesta masive që nuk i ka parë Serbia që prej rënies së regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Protestuesit  një zëri po kërkojnë  përgjegjësi për vdekjen e 15 personave nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor të vitit të kaluar.

Së fundi, si kundërpërgjigje i pari i Serbisë ka thirre ka  përkrahësit e tij të mblidhen para Parlamentit në kryeqytetin serb.

E për ta shtuar këtë numër, pjesë e tyre pritet të bëhen edhe serbët e Kosovës.

Rreth 500 qytetarë të komunave veriore, pritet ti organizojë Lista Serbe.

Siç mëson Tëvë1 ata do të paguhen nga 50 euro në ditë për të qëndruar në tenda.

Këto lëvizje të presidentit serb, gazetari nga Serbia,  Slobodan Georgev i sheh si alarmuese, pasi thotë që pushteti i tij po lëkundet.

“Ai vazhdimisht trillon gjëra dhe kjo mund të jetë një nga ato trillimet e tija të reja se kinse do të vijnë ata 500 besnikë nga Kosova që ta mbrojnë. Do të mund të bëja shaka dhe ta pyesja nëse janë këta nga ata që kanë mbrojtur Banjskën apo veriun e Kosovës. Pasi kanë “mbrojtur” atë tash do të vijnë ta mbrojnë edhe atë (Vuçiçin) Nuk e di, nuk i besoj kësaj, e shoh që njerëzit këtu në Serbi janë shumë të inatosur. Pushteti i Vuçiqit po fillon të rrënohet ngadalë. Në shumë mjedise në nivelin lokal do të thosha se ka humbur autoritetin. Kjo është kaq. Nuk mund ta mbrojnë atë as 500 besnikë të Kosovës ta mbrojnë nga dëshira e popullit”, ka deklaruar ai.

Madje ai akuzon Listën Serbe duke theksuar se janë nën ombrellën e partisë SNS të Aleksandër Vuçiq.

“Lista Srpska prej kur është bërë është financuar nga Beogradi, të gjithë e dimë këtë. Quhet Lista Srpska, por në fakt është SNS për Kosovë, janë pjesë e të njëjtit aparat. Nuk ka dilemë për këtë. Ata nuk kanë të hyra autonome ose diçka të ngjashme që të vetëfinancohen. Krejt çfarë kanë vjen direkt nga Beogradi, dhe ajo që është e keqe për të gjithë ne është që shpenzohet paraja publike.”

E serbët që pritet të udhëtojnë për t’iu bashkuar protestës në Beograd, mund të ngrisin edhe tensione.

“Shpresoj të mos vijë deri te kjo. Them se më duket se është vetëm edhe një trikë e Vuçiçit për të frikësuar njerëzit. Të thotë “Aha, ju po paralajmëroni protestë të madhe në Beograd, e unë do të sjell serbët e mi nga Kosova të më mbrojnë. Do të mund të bënte përleshje të madhe, por nuk besoj se do të vijë te kjo. Do të thosha se kjo është më shumë llafe e më pak vepra, disi provojnë të frikësojnë njerëzit, dhe shohim si ndodh kjo në publik. Për shembull nëse publiku fillon të flasë shumë për këtë, t’i jap shumë vëmendje, atëherë thonë “shkëlqyeshëm, ky “spin” pati sukses.”

Tëvë1 ka kontaktuar për këtë çështje edhe Listën Serbe, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Share5Tweet3

Postime të ngjashme

Konjufca takohet me homologun armen, diskutojnë për sigurinë rajonale dhe bashkëpunimin

Konjufca takohet me homologun armen, diskutojnë për sigurinë rajonale dhe bashkëpunimin

SHBA-ja ndryshon kontingjentin ushtarak në Kosovë, trupa të reja amerikane i bashkohen KFOR-it

SHBA-ja ndryshon kontingjentin ushtarak në Kosovë, trupa të reja amerikane i bashkohen KFOR-it

Debat i rreptë e Hykmete Bajramit me ministrat Kusari- Lila dhe Vitia

Bajrami: Për gjashtë vjet në pushtet, LVV-ja s’ka bërë asnjëherë rishikim të mirëfilltë të buxhetit

Çka përmban agjenda legjislative e Qeverisë Kurti III?

Qeveria përgatit afër 200 ligje për t’i miratuar brenda dy viteve

Tirana në kaos – zjarre në rrugë dhe dëme në biznese gjatë protestës studentore

Hezbollahu do të kompensojë pronarët e shtëpive të shkatërruara nga sulmet izraelite në Liban

Hezbollahu do të kompensojë pronarët e shtëpive të shkatërruara nga sulmet izraelite në Liban

Çka përmban agjenda legjislative e Qeverisë Kurti III?

Qeveria përgatit afër 200 ligje për t’i miratuar brenda dy viteve

Përmbyllet projektit “PIAKOS”-Serbia vazhdon ta mbajë peng dokumentacionin kadastral

Përmbyllet projektit “PIAKOS”-Serbia vazhdon ta mbajë peng dokumentacionin kadastral

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën