TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Serbët me protestë kundërshtojnë hapjen e urës së Ibrit

Në Mitrovicën e Veriut, afër urës mbi lumin Ibër, protestuan qindra qytetarë të komunitetit serb, të cilët kundërshtuan hapjen e saj për qarkullimin e automjeteve. Tubimi ishte i qetë dhe pa provokime.

nga Fetije Kamberi
12 muaj më parë
0
A A
Serbët me protestë kundërshtojnë hapjen e urës së Ibrit

Vetëm pak metra larg Urës së Ibrit në Mitrovicë të Veriut nisën  të mblidhen qytetarët serbë një nga një.

Lokacioni i tubimit nuk ishte i rastësishëm, pasi arsyeja e protestës ishte pikërisht kjo urë.

Mbi 600  protestues serbë nëpërmjet këtyre parullave dolën për të kundërshtuar hapjen e  urës për lëvizje.

Thirrjet e tyre i drejtoheshin ndërkombëtarëve e në rendin e parë të protestueseve ishin krerët e Listës Serbe, kryetari  Zlatan Elek, zëvendësi i tij Dragisha Miloviq.

Po ashtu ish deputetet e Slavko Simiq dhe ish ministrat, Igor Simiq, Ivan Todosijeviq e Aleksandar Jabllanoviq.

Këtu, protestuesit shprehen haptaz qëndrimin kundër hapjes së urës.

“Nëse Kurti e hap urën, KFOR-i dhe QUINT-i do të jenë përgjegjës”, “Në urë ne mbrojtëm mbijetesën, tani mbrojmë zhdukjen”

E gjatë kësaj proteste, ish – gjyqtari nga Mitrovica e Veriut, Nikolla Kabashiq tha që kjo çështje duhet të rregullohet përmes rrugëve të dialogut, pasi nuk ndihen të sigurt.

“Mjerimi është problemi ynë kolektiv. Ne jemi të sulmuar si popull, ne jemi nën agresion që të largohemi nga Kosova”, tha ai.

E këta protestues përmendën edhe mbylljen e degëve te Postës së Serbisë në Kosovë.

Drejtori i kësaj poste në Kosovë, Ivan Millojeviq thotë se punëtorët e tij padrejtësisht po akuzohen për pastrim parash.

“Unë kam marrë përgjegjësinë përpara punonjësve të mi dhe kam shkruar se unë personalisht duhet të akuzohem. Nëse dikush duhet të shkojë në burg, ai jam unë. Edhe nesër në urë [për të penguar hapjen] ai do të jem unë”, tha ai.

Për mbarëvajtjen e protestës u kujdes Policia e Kosovës.

Ky institucion tha që tubimi ishte i qetë dhe pa provokime.

Edhe KFOR-i ka dalë me një njoftim për protestën e sotme të qytetarëve serbë, të cilën e ka cilësuar si paqësore.

“KFOR nuk do të hezitojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të trajtuar çdo zhvillim që mund të ndikojë në sigurinë dhe stabilitetin rajonal, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Kjo urë aktualisht është e hapur vetëm për këmbësorë edhe pse në kuadër të dialogut në mes dy shteteve, janë dakorduar që të funksionalizohet edhe për kalimin e automjeteve.

 

 

Tags: hapja e ures se IbritProtesta ne veriSerbet
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohen dy person në veri të Mitrovicës, dyshohet se vjedhjen cigare në vlerë 4 mijë e 700 euro

Arrestohen dy person në veri të Mitrovicës, dyshohet se vjedhjen cigare në vlerë 4 mijë e 700 euro

Arban Abrashi kandidat i LVV-së për kryetar të Prizrenit

Arban Abrashi kandidat i LVV-së për kryetar të Prizrenit

Guxo prezanton kandidatin për kryetar të Gjilanit

Guxo prezanton kandidatin për kryetar të Gjilanit

BE e shqetësuar për vonesat në Kosovë, Plani i Rritjes me afat të kufizuar

Heshtja përballë Speciales, veteranët shprehen kritik

Arrestohen dy person në veri të Mitrovicës, dyshohet se vjedhjen cigare në vlerë 4 mijë e 700 euro

Arrestohen dy person në veri të Mitrovicës, dyshohet se vjedhjen cigare në vlerë 4 mijë e 700 euro

Liria fiton miqësoren ndaj Tiranës

Liria fiton miqësoren ndaj Tiranës

Zelensky pranon të takohet me Putinin në Turqi

Zelensky: Kemi propozuar negociata me Rusinë javën e ardhshme

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore në koncertin e Coldplay

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore në koncertin e Coldplay

Arban Abrashi kandidat i LVV-së për kryetar të Prizrenit

Arban Abrashi kandidat i LVV-së për kryetar të Prizrenit

Guxo prezanton kandidatin për kryetar të Gjilanit

Guxo prezanton kandidatin për kryetar të Gjilanit

BE e shqetësuar për vonesat në Kosovë, Plani i Rritjes me afat të kufizuar

Heshtja përballë Speciales, veteranët shprehen kritik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X