TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Serbët e veriut të painformuar rreth marrëveshjes për energjinë, pajtohen ta paguajnë rrymën

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Serbët nisin “punën” për shkarkimin e kryetarëve në veri

Qytetarët serbë të katër komunave veriore të vendit, nuk janë të informuar rreth marrëveshjes për energjinë midis KEDS-it dhe Elektroseverit, e cila do të mundësojë inkasimin e rrymës së shpenzuar nga ana e tyre.

Ndonëse nuk i dinë detajet e kësaj marrëveshjeje, ata bëjnë të ditur se duhet të fillojnë të paguajnë për rrymën që e shpenzojnë.

Momir Mijoviq, qytetar nga veriu i Mitrovicës, thotë se nuk di asgjë për pikat e marrëveshjes rreth energjisë, midis KEDS-it dhe Elektrosever-it, por që është i gatshëm ta paguaj rrymën e shpenzuar.

“Çka t’iu them, nuk di asgjë t’iu sqaroj… Nëse bëhet për të paguar, do ta paguajmë”, tha ai.

Edhe Sllavica Jankoviq, një qytetare tjetër nga veriu i këtij qyteti, ka pranuar se nuk është e informuar për marrëveshjen.

Ajo tha se nëse duhet ta paguaj rrymën, do ta bëjë.

“Asgjë nuk jam e informuar (për marrëveshjen midis KEDS-it dhe Elektrosever), as nuk kam dëgjuar… Kur duhet të paguajmë, duhet. I gjallë në varr askush nuk shkon, vetëm kur duhet”, tha ajo.

Në anën tjetër, analisti Branisllav Kërstiq, theksoi se qytetarët serbë të veriut janë të habitur për faktin se kryetari serb, Aleksandar Vuçiq bëhet sikur nuk është në dijeni për marrëveshjen, ndërsa siç tha ai, vetë kabineti i tij, ka sugjeruar që Kompania Elektrosever të nënshkruajë këtë marrëveshje me KEDS-in.

“Qytetarët e veriut janë të habitur. Ne kemi një marrëveshje të nënshkruar midis Elektrosever dhe KEDS-it, por të nesërmen kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dalë me deklaratë ku thotë se kabineti i tij do ta analizojë këtë marrëveshje. Shfaqje e lojës, sepse kabineti i kryetarit në fakt ka sugjeruar vetë tek krerët e Elektroseverit që ta nënshkruajnë atë marrëveshje, sepse ky është obligim dhe përgjegjësi e Serbisë sipas marrëveshjes së Brukselit… Shtetasit e Kosovës nga veriu nuk janë vetëm serbët, sepse kemi 15 përqind shqiptarë, afër 5 përqind boshnjakë, të cilët janë të gatshëm për pagesë. E kanë kuptuar se rryma nuk vjen nga Zoti… ”, tha ai.

Sipas tij, Beogradi historikisht gjithmonë ka tradhtuar serbët, fillimisht në Kroaci, e tash edhe në Kosovë.

Ndryshe, nga viti 1999 deri më 2017, borxhin e energjisë për veriun e kanë paguar qytetarët e komunave tjera të vendit. Faturat e tyre kanë qenë më të larta për 3.5 përqind. Megjithatë, pas ankesave të shumta, Gjykata e Apelit në Kosovë ka vendosur në fund të vitit 2017 për pezullimin e kësaj praktike, duke konstatuar se është e paligjshme. Ky vendim më vonë është konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe pagesa ka kaluar te Operator i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë (KOSTT), sipas të cilit është bërë e ditur se humbjet nga mos pagesa e rrymës në veri kanë arritur shumën prej 40 milionë eurosh vetëm në vitin 2021.

Tags: ElektroseverKedsqytetarët serbë
ShareTweet

Postime të ngjashme

Treni godet një veturë në Prishtinë, dyshohet për të lënduar

Treni godet një veturë në Prishtinë, dyshohet për të lënduar

Mijëra njerëz tashmë po shkojnë drejt Novi Sadit, Vuçiq anulon trenat- arrestohet politikani

Mijëra njerëz tashmë po shkojnë drejt Novi Sadit, Vuçiq anulon trenat- arrestohet politikani

Basha: Heroizmi i policëve të rënë është vazhdimësi e lavdisë sonë kombëtare

Basha: Heroizmi i policëve të rënë është vazhdimësi e lavdisë sonë kombëtare

Haradinaj: Populli i Kosovës nuk e duron izolimin e as mashtrimin

Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Fatos Nanos: Mirënjohje për rolin e tij udhëheqës dhe vizionar

Mbappe e fiton “Këpucën e Artë”

Mbappe e fiton “Këpucën e Artë”

Treni godet një veturë në Prishtinë, dyshohet për të lënduar

Treni godet një veturë në Prishtinë, dyshohet për të lënduar

Pas deklaratave të Kim Kardashian, NASA i kthen përgjigje: Po, kemi shkuar gjashtë herë në Hënë

Pas deklaratave të Kim Kardashian, NASA i kthen përgjigje: Po, kemi shkuar gjashtë herë në Hënë

Tirana largon Bordinin, trajneri i ri vjen Nuhiu që ishte te Gjilani

Tirana largon Bordinin, trajneri i ri vjen Nuhiu që ishte te Gjilani

NBA/ Bucks mposhtin Warriors pa ndihmën e Antetokounmpos

NBA/ Bucks mposhtin Warriors pa ndihmën e Antetokounmpos

Maradona dhe “Goli i Shekullit”, në një monedhë për Botërorin 2026

Maradona dhe “Goli i Shekullit”, në një monedhë për Botërorin 2026

FSHF, ura që bashkon shqiptarët/ Duka: Bazë materiale dhe fushë të re për çdo fëmijë në Luginën e Preshevës

FSHF, ura që bashkon shqiptarët/ Duka: Bazë materiale dhe fushë të re për çdo fëmijë në Luginën e Preshevës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën