TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Serbët e veriut me kushte për zgjedhjet e reja

nga TËVË 1
3 Shtator, 2023
0
A A
Kadrijaj – Kurtit: Nuk e di si mundesh me u rahatu duke e ditë që situata në Kosovë është lëmsh

Për mbajtjen e zgjedhjeve të reja të parakohshme në katër komunat veriore të vendit, popullata serbe që është shumicë në këto zona, ka kushte.

Ata thonë se duan që fillimisht të krijohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, pastaj që policia të tërhiqet nga veriu, të lirohen të gjithë të burgosurit serbë, si dhe kryetarët shqiptarë të komunave të tërhiqen, në mënyrë që ata pastaj të marrin pjesë në zgjedhjet që do të organizoheshin nga Qeveria e Kosovës.

Svetomir Boshkoviq, qytetar nga veriu i Mitrovicës, thotë se mbajtja e zgjedhjeve në veri është e nevojshme, por pasi të plotësohen të gjitha kushtet të cilat serbët ka kohë që po i kërkojnë.

Ai përmendi krijimin e Asociacionit, tërheqjen e të gjitha forcave policore nga veriu, si dhe lirimin e hapësirave komunale e arsimore, si kusht për pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje.

“Është e duhur që zgjedhjet të mbahen, të jenë legale dhe legjitime. Mirëpo ka kushte që së pari duhet plotësuar… Të tërhiqen të gjitha forcat policore, të lirohen hapësirat komunale dhe arsimore…Kusht është poashtu formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe i cili është nënshkruar para njëmbëdhjetë vitesh…Parakushte janë këto, ky është kushti (për të nënshkruar peticionin)”, ka thënë Boshkoviq.

Edhe Lubomir Miljkoviq, e ka kushtëzuar pjesëmarrjen në zgjedhje. Ai veç tjerash, ka përmendur lirimin e të gjithë të burgosurve serbë, si kusht për të dalë në zgjedhje.

“Zgjedhjet duhet të mbahen, por duhet të plotësohen kushtet, të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, të lirohen të arrestuarit, do të thotë të plotësohen të gjitha kushtet… edhe kryetarët e rrejshëm që janë të cilët nuk përfaqësojnë shumicën, ata përfaqësojnë një pakicë… Sipas të gjitha gjasave popullata nuk do të dalë (për të nënshkruar peticionin) … derisa kushtet të mos plotësohen, dyshoj se do të bëhet diçka”, theksoi Miljkoviq.

Mileva Bashcareviq, po ashtu qytetare nga veriu i Mitrovicës, tha se shqiptarët e serbët duhet të jetojnë së bashku dhe të kenë të drejta të barabarta. Mirëpo, shtoi se serbët kërkojnë disa kushte tashmë të njohura, pa plotësimin e të cilave ata nuk do të marrin pjesë në zgjedhje.

“Duhet të mbahen zgjedhjet, të formohen komunat me shumicë serbe dhe të jetojmë të gjithë së bashku dhe të kemi të drejta të barabarta… Edhe policët të jenë serbë e shqiptarë… Nuk do të dalin qytetarët në zgjedhje nëse nuk ka Asociacion të komunave me shumicë serbe”, tha ajo.

Në anën tjetër, Emir Azemi, njohës i zhvillimeve politike nga veriu i Mitrovicës, ka bërë të ditur se për situatën në veri të vendit, duhet patjetër një marrëveshje politike mes palëve në proces, si dhe garanci e fortë nga ana e SHBA-së, për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Sipas tij, nëse në komunën e Mitrovicës Veriore janë 20 mijë votues në listën e votuesve, kjo nënkupton se duhet të dalin të nënshkruajnë 10 mijë plus një votues, gjë që është e pamundur.

“Peticioni prej 20 për qind mund të jetë një proces ose vullnet politik për të dëshmuar se serbët do të marrin pjesë në zgjedhje, por nëse shkohet në fazën e dytë që është pesëdhjetë plus një, mendoj se këtu do të ngecet, këtu do të dështojë procesi, sepse për mendimin tim është e paarritshme dhe e pamudur, siç shihet nga e kaluara që të dalin mbi 10 mijë qytetarë të votojnë në një proces zgjedhor… Është shumë e vështirë të arrihet që të votohet pesëdhjetë plus një, në një proces pas njëzetë përqindëshit që është paraparë me udhëzimin administrativ”, tha Azemi për KP.

Zgjedhjet e parakohshme në komunat veriore të Kosovës përmenden si opsion për shtensionimin e situatës, pasi marrja e detyrës nga kryetarët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, ka shkaktuar tensione e trazira që nga 26 maji e tutje, ndërsa në këto zgjedhje do të duhej të sigurohej pjesëmarrja e serbëve si votues, por edhe si kandidatë.

Tags: kushteserbet ne veriZgjedhjet ne veri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shënimi i Vidovdanit pa incidente të mëdha, dhjetëra pjesëmarrës shoqërohen nga policia për provokime

Shënimi i Vidovdanit pa incidente të mëdha, dhjetëra pjesëmarrës shoqërohen nga policia për provokime

​Serbët nisin të mblidhen në Gazemistan për të festuar Vidovdanin

​Serbët nisin të mblidhen në Gazemistan për të festuar Vidovdanin

PDK: Kushtetuesja konstatoi se s’ka Kuvend me shkelje e imponim, s’ka votim të fshehtë

PDK: Kushtetuesja konstatoi se s’ka Kuvend me shkelje e imponim, s’ka votim të fshehtë

Me fotografi të Arsenijeviq , policia nuk e lejon në Gazimestan Velkoviqin

Me fotografi të Arsenijeviq , policia nuk e lejon në Gazimestan Velkoviqin

Shënimi i Vidovdanit pa incidente të mëdha, dhjetëra pjesëmarrës shoqërohen nga policia për provokime

Shënimi i Vidovdanit pa incidente të mëdha, dhjetëra pjesëmarrës shoqërohen nga policia për provokime

Brentfordi refuzon Unitedin për Mbeumon

Brentfordi refuzon Unitedin për Mbeumon

I ‘harruari’ i Ancelottit që mund të jetë vendimtar për Alonson

I ‘harruari’ i Ancelottit që mund të jetë vendimtar për Alonson

Erjon Kastrati rikthehet te Ylli

Erjon Kastrati rikthehet te Ylli

Del Pieros i pëlqen energjia e re e Juventusit

Del Pieros i pëlqen energjia e re e Juventusit

Ardon Jashari i thotë ‘PO’ Milanit

Ardon Jashari i thotë ‘PO’ Milanit

Joao Pedro i vendos kushte Chelseat për t’u transferuar në Stamford Bridge

Joao Pedro i vendos kushte Chelseat për t’u transferuar në Stamford Bridge

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X