TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Serbët e mirëpresin euron si valutë të vetme në Kosovë

Duke nisur nga nesër, euro do të jetë valuta e vetme për transaksione në Kosovë, pasi periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) do të përfundojë sot. Tëvë1 të dielën ka qëndruar në Graçanicë, ndërsa serbët atje kanë thënë se e mirëpresin euron si valutë të vetme. Ndërsa kanë shtuar se kjo çështje nuk paraqet problem për ta.

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Serbët e mirëpresin euron si valutë të vetme në Kosovë

Ka 10 vjet që furrën e bukës, e kanë në qendër të Graçanicës.

E deri më tani, pagesat u kryen kryesisht në dinarë.

Por, së fundmi, bukëshitësit thonë se ka ndryshim.

“Ka pasur një ndryshim që kur është ndaluar dinari, por prej sot ma shumë pagesat po bëhen me euro”, thotë bukëshitësi Sose Karavidaj.

Krejt kjo pasi të dielën ka përfunduar periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin serb.

Nga 13 maji, valuta e vetme në Kosovë, do të jetë euro.

E këtë vendim, e mirëpriten qytetarët serbë të Graçanicës.

Disa prej tyre thonë se nga dinari, ka kohë që kanë hequr dorë.

“Krejt me euro, që 25 vjet me euro jemi krejt, edhe serbët edhe shqiptarët, romët edhe goranët, krejt qytetarë të Kosovës me euro janë, askush s’po e merr dinarin më”, thotë qytetari serb Miodrag Radovanoviq.

“Veç euro, me ble diçka e krejt me euro, çka me bë, derzhavë është tash e Kosovës, jo e Serbisë. Ma mirë me bë qeshtu veç me euro”, tha një tjetër qytetar serb Stanemir Zarkoviq.

Madje këta të moshuar, thonë se kanë gjetur zgjidhje edhe për pensionin që e marrin në Kurshumli të Serbisë.

“Mundesh edhe me euro me marrë (pensionin në Kurshumli të Serbisë), atje me euro po ma dhanë pensionin”, tha ai.

Një tjetër qytetar serb, thotë se konvertimi i valutave, nuk është problem për të.

“Tani gjithçka është me euro. Vajza m’i ka dërguar paratë në franga zvicerane dhe unë i ktheva në euro”, tha një qytetar tjetër.

Ndryshe, në 3 muajt e fundit, janë ofruar informacione për qytetarët serb, rreth zbatimit të rregullores së BQK-së, për pagesa me para të gatshme.

Ndërsa nga e hëna, rregullorja parasheh masa ndëshkuese për ata që përdorin valute tjetër pos euros.

Ndërsa nga BQK për Tëvë1, kanë thënë që së shpejti, do të dalin me një qëndrim zyrtar për këtë çështje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Seanca ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit të akuzuar për spiunazh, dëgjohet dëshmitari i radhës

Seanca ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit të akuzuar për spiunazh, dëgjohet dëshmitari i radhës

Protestë para Gjykatës Themelore në Pejë,kërkohet drejtësi për vrasjen e Arlindës

Protestë para Gjykatës Themelore në Pejë,kërkohet drejtësi për vrasjen e Arlindës

Të “pakapshmit” e shtetit

Ndërhyrja e shpejtë e policisë parandalon një rast të rëndë në Ferizaj

Supremja e rrëzon ankesën e Blerim Isufajt për largimin nga pozita e kryeprokurorit

Supremja e rrëzon ankesën e Blerim Isufajt për largimin nga pozita e kryeprokurorit

Holanda tërhiqet nga Eurovision për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

Holanda tërhiqet nga Eurovision për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

Shaqiri i zhgënjyer me sezonin, mbetet te Baseli

Baselit i propozohet rinovimi i kontratës me Shaqirin

Policia parandalon një atentat me thikë ndaj liderit të opozitës izraelite, Yair Golan

Policia parandalon një atentat me thikë ndaj liderit të opozitës izraelite, Yair Golan

Seanca ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit të akuzuar për spiunazh, dëgjohet dëshmitari i radhës

Seanca ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit të akuzuar për spiunazh, dëgjohet dëshmitari i radhës

Kosova me tre sportistë në LO për të rinj

Kosova me tre sportistë në LO për të rinj

Protestë para Gjykatës Themelore në Pejë,kërkohet drejtësi për vrasjen e Arlindës

Protestë para Gjykatës Themelore në Pejë,kërkohet drejtësi për vrasjen e Arlindës

Të “pakapshmit” e shtetit

Ndërhyrja e shpejtë e policisë parandalon një rast të rëndë në Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën