TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Serbët dërgojnë kërkesë edhe tek komandanti i KFOR-it që ura mos të hapet

Punimet tek Ura e Ibrit kanë vazhduar edhe të martën njësoj sikur patrullimet e KFOR-it dhe EULEX-it rreth urës. Serbët atje po insistojnë që ura të mos hapet, madje për këtë patën edhe një kërkesë për komandantin e KFOR-it.

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
Serbët dërgojnë kërkesë edhe tek komandanti i KFOR-it që ura mos të hapet

Janë duke e vëzhguar situatën vazhdimisht.

Përveç karabinierëve italianë që qëndrojnë gjithmonë mbi Urën e Ibrit, ditëve të fundit vërehet prezencë më e madhe e forcave të EULEXI-it si dhe atyre KFOR-it.

Këto patrullime janë shtuar pasi që qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se po përgatiten për hapjen e Urës së Ibrit për qarkullimin e lirë të automjeteve.

E shqiptarët dhe serbët kanë mendime të ndryshme sa i përket hapjes së urës.

Milica Radovanoviq e cila jeton në Mitrovicën e Veriut, gjatë së martës dorëzoi një letër tek karabinierët e italian me qëllimin që kjo letër të mbërrij në duart e komandantit të KFOR-it.

Përmes kësaj letre ajo së bashku me disa gra të tjera po e kundërshtojnë idenë e  hapjes e Urës Ibrit për lëvizjen e automjeteve.

“Letra që po ia dorëzojmë karabinierëve, e që është për komandantin e KFOR-it, është mënyra më e mirë për të shprehur të gjitha brengat në një copë letre. Mendoj që ia kemi dalë me sukses t’i përmbledhim, sepse këtë letër, për vetëm një ditë e kanë përkrahur 415 gra nga katër komunat në veri. Nga komandanti i KFOR-it, kërkojmë veprim të vendosur dhe sinjal të qartë që asnjë lloj i interesave politike nuk do të kalojë interesat e qytetarëve të cilët tash në shumicë janë kundër hapjes së urës”, tha Milica Radovanoviq, qytetare

E përfaqësuesja nga Iniciativa e Re Sociale, Milica Andriq- Rakiq , thotë se ura duhet të hapet kur të dy komunitet shprehin gatishmëri për këtë.

“Konsideroj se ura duhet të hapet kur të dy komunitetet shprehin gatishmëri për këtë gjë, por siç po e shihni momentalisht nuk janë të gjitha palët të gatshme. Ka pasur momente shumë më të mira në të kaluarën që ura të hapej, tani situata është shumë më e keqe”, thotë ajo

As Mira Kastiqit nuk po i pëlqen kjo ide.

“Jo, jo assesi nuk duhet të hapet ura tani, thotë kjo qytetare.

E disa nga banorët serbë në veri nuk janë fare te interesuar për këtë temë.

“Ne nuk dimë asgjë, askush nuk na pyet” – qytetare

Ndërsa ndryshe mendon analisti politik, Branislav Kërstiq.

“Kjo urë është simbol i trazirave, ndarjeve, incidenteve si dhe vrasjeve. Sipas mendimit tim kjo urë duhej të hapej kohë më parë për shqiptarët dhe serbët. Konsideroj se është koha e fundit për të kontribuar pozitivisht për marrëdhënie më të mira ndër-etnike, andaj kjo urë duhet të hapet”, ka thënë Branisalv Kërstiq.

Kurse, Miroslav Lakitiq thotë se ura assesi nuk duhet të shërbej si arsye që shqiptarët dhe serbët të ndahen.

“Por duhet të ketë marrëveshje me shoqërinë serbe në Kosovë. Ura nuk është për të ndarë njerëzit, por për të bashkuar. Ura nuk duhet të jetë arsye mes shqiptarëve dhe serbëve. Nuk duhet të bëhet dramë e madhe, ura edhe ashtu funksionon, përpos trafikut. Këtë shëtitore nuk duhet lëshuar për trafik sepse këtu duhet të shëtitemi. E ura të lëshohet për automjete, mundet, vetëm se nuk duhet të kalojnë nëpër qendër për shkak të popullit, sepse ka shëtitore.  Përndryshe s’kam asgjë kundër. Është në interesin e dikujt të bëjë probleme pa pasur problem. Mendoj që kjo është në interes, fatkeqësisht, edhe Beogradit, edhe Prishtinës. Kështu, ato lëkundin popullin e tyre, edhe Beogradi, edhe Prishtina”, shprehet ky qytetar

E shqiptarët thonë se ka ardhur momenti që të hapet kjo urë.

“Ura duhet të hapet patjetër dhe këtë e dinë të gjithë. Kur ura është e mbyllur atëherë ka rrezik. Hapja e urës simbolizon vetëm paqen”, shprehet Fejza Brahimi- qytetar

“Shumë më herët do duhej të hapej Ura e Ibrit sepse kjo është urë lidhëse për të dyja komunitetet”, thotë Halil Mehmeti.

Vendet e QUINT-it – SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia kanë deklaruar se nuk e mbështesin hapjen e urës në këtë moment.

Tags: hapjaletra KFOR-itserberUra e Ibrit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndërprerje të përkohshme të ujit në disa zona të Mitrovicës për shkak të punimeve në rrjet

Ndërprerje të përkohshme të ujit në disa zona të Mitrovicës për shkak të punimeve në rrjet

Hajnat vjedhin 26 mijë euro dhe stoli ari në vlerë 2.000 euro në Skenderaj

Vidhen para e stoli ari në një shtëpi në Klinë

Sulmohen dy policë në Kaçanik, njëri dërgohet në emergjencë

Sulmohet një polic në Shtërpcë, arrestohet i dyshuari

Intervistat ndërkombëtare, Osmani: Synim, promovimi i interesave të Kosovës

Intervistat ndërkombëtare, Osmani: Synim, promovimi i interesave të Kosovës

Hellems i Vëllaznimit shpallet “MVP”

Hellems i Vëllaznimit shpallet “MVP”

​Gjakova tregon çelësin e sukseseve të tij në xhudo

​Gjakova tregon çelësin e sukseseve të tij në xhudo

​19 të vdekur nga aksidenti i autobusit në Nepal

​19 të vdekur nga aksidenti i autobusit në Nepal

Biserko: Vuçiq hapi dyert e ndikimit rus, Serbia po destabilizon Ballkanin

Biserko mbështet propozimin e Kurtit për gjykatë të veçantë për “Sarajevo Safari”

Këshilli i Mandateve vendos sot për fatin e Belinda Ballukut

Këshilli i Mandateve vendos sot për fatin e Belinda Ballukut

Ndërprerje të përkohshme të ujit në disa zona të Mitrovicës për shkak të punimeve në rrjet

Ndërprerje të përkohshme të ujit në disa zona të Mitrovicës për shkak të punimeve në rrjet

Konfiskohet arsenal armësh dhe mbi 25 kg cannabis sativa

Konfiskohet arsenal armësh dhe mbi 25 kg cannabis sativa

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën