Madje, një gjë e tillë po ndodhë tash e pesë ditë.
Kjo pas dorëheqjes së kryetarit të Komunës dhe zyrtarëve tjerë të nacionalitetit serb.
Por, situata më ndryshe duket në Gjykatën Themelore, këtu në veri të Mitrovicës.
Shqiptarët që punojnë këtu, po vazhdojnë ditën e tyre si zakonisht, për dallim nga ata serbë.
Derisa policët serbë, dhanë dorëheqje të shtunën, për mbarëvajtjen e sigurisë po përkujdesen policët shqiptarë.
Banorët serbë nuk po pranojnë të flasin, teksa atyre shqiptarë nuk është se po u bëjnë përshtypje bojkotimi i institucioneve kosovare nga zyrtarët e Listës Serbe.
Zhvillime të shumta pati javën e fundit.
Të shtunën, kryetari Mitrovicës Veriore – Milan Radojeviq, Zubin Potokut – Srdan Vuloviq, Leposaviqit – Zoran Todiq dhe kryetarja e Zveçanit, Dragisha Miloviq, kanë dhënë dorëheqje nga pozitat që i kishin.
Njëjtë vepruan edhe asamblistët e Listës Serbe dhe krerët më të lartë të kësaj partie – të dilet dhanë dorëheqje nga pozitat e tyre brenda Qeverisë Kurti.
Në katër komunat veriore pritet shpejt të mbahen zgjedhje.
Madje, tëvë1 ka siguruar një kërkesë të ministrit të MAPL-së, Elbert Krasniqi drejtuar presidentes Vjosa Osmani, ku theksohet nisja e procedurave për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Kronika e gazetarit Arton Rama.