TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Senatori amerikan: Mbështetja në vitin 1999 ka qenë nga veprimet më të çmueshme të SHBA-së

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Senatori amerikan: Mbështetja në vitin 1999 ka qenë nga veprimet më të çmueshme të SHBA-së

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ishte sot nikoqir i Senatorit amerikan, Jack Reed, njëherësh kryetar i Komisionit të Forcave të Armatosura në Senatin e ShBA-së, që në këtë takim po shoqërohej nga Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Kryeministri falënderoi Senatorin Reed për mbështetjen e pandërprerë të ShBA-së ndaj Kosovës në çdo fazë të çlirimit, pavarësimit dhe zhvillimit, teksa ndau me të kujtime dhe përvojën dhe përshtypjet e tij nga vizita që e kishte realizuar në shtetin e Rhode Island, shtet ky të cilin senatori Reed e përfaqëson në Senatin amerikan.

Në takim në të cilin po shoqërohej nga ministri ri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kryeministri Kurti vendosi theksin te rritja e buxhetit në fushën e mbrojtjes, ngritjen e kapaciteteve të ushtrisë, dhe bashkëpunimin e afërt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në realizimin e misioneve jashtë vendit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, siç ishte rasti me bashkë-zbarkimin me Gardën Kombëtare të Iowas në Kuvajt.

Me këtë rast, ai e falënderoi atë personalisht, për përfshirjen e Kosovës në Aktin fiskal të Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare të vitit 2024, që ia mundëson Kosovës të jetë pjesëmarrëse në ushtrime ushtarake të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të rritur ndërveprimin dhe përshtatshmërinë me trupat e NATO-s.

Përveç kësaj, ai e njoftoi Senatorin Reed edhe për zhvillimet e fundit, arritjet kryesore të vendit dhe sukseset e qeverisjes, duke ndarë me të të dhënat më të fundit të treguesve ekonomikë dhe demokratikë që dëshmojnë progresin e arritur.

“Senatori Reed u shpreh falënderues për mikpritjen. Ai veçoi vendimin dhe vullnetin e Republikës së Kosovës për strehimin e qytetarëve afganë, duke shprehur mirënjohjen e tij. Ndër të tjerash, tha se mbështetja ndaj Kosovës në vitin 1999 ka qenë një nga veprimet më të çmueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që vlerësoi progresin që ka arritur Kosova dhe dha mbështetjen e tij për rezultatet pozitive”, thuhet në komunikatë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani në Zvicër thotë se Kosova ka nevojë për miq të fortë

Presidentja Vjosa Osmani kundër shtrenjtimit të ri të rrymës, do t’i drejtohet ZRrE-së

Kim Mehmeti: Jeffrey Epstein është vetëm një fytyrë e një sistemi që kontrollon botën

Kim Mehmeti: Jeffrey Epstein është vetëm një fytyrë e një sistemi që kontrollon botën

Vdes në QKUK i aksidentuari javë më parë në Prishtinë

QKUK jep detaje për gjendjen e të plagosurit në Gjilan

Nënkryetari serb i Kuvendit s’mund të imponohet nga shumica shqiptare – Aktgjykimi i plotë i Kushtetueses

Tërmet në Shqipëri

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, sa ishte magnituda

Kim Mehmeti: Jeffrey Epstein është vetëm një fytyrë e një sistemi që kontrollon botën

Kim Mehmeti: Jeffrey Epstein është vetëm një fytyrë e një sistemi që kontrollon botën

“Këndi i Kimit” – 04.02.2026

“Këndi i Kimit” – 04.02.2026

Vdes në QKUK i aksidentuari javë më parë në Prishtinë

QKUK jep detaje për gjendjen e të plagosurit në Gjilan

Bashkimi fiton gjysmëfinalen e parë, përmbys epërsinë prej 11 pikëve të Prishtinës

Bashkimi fiton gjysmëfinalen e parë, përmbys epërsinë prej 11 pikëve të Prishtinës

Trepça bën hap të madh drejt finales së Kupës, “shkrin” Borën me plus 23 pikë

Trepça bën hap të madh drejt finales së Kupës, “shkrin” Borën me plus 23 pikë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën