Një çmim i tillë sipas blerësve, nuk mbahet mend ndonjëherë.
Ndërsa, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, përmes një postimi në Facebook, ka pyetur nëse ky vend ka një Qeveri e cila kujdeset për qytetarët e vet.
“E në vend të kësaj këta kanë zgjedhë të tallen me ne, jo hiqni prej rryme lojërat e fëmijëve, jo izoloni shtëpitë, jo lahuni nga dy persona… Turpi i tyre nuk paska fund”, ka shkruar Selmanaj.