TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Selmanaj: Dialogu më jo transparenti në historinë e këtij procesi

by teve1
1 vit ago
0
A A
Selmanaj: Dialogu më jo transparenti në historinë e këtij procesi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Driton Selmanaj ka drejtuar kritika në adresë të Qeverisë Kurti për qasje të gabuar në dialogun me Serbinë, duke thënë se ky proces në katër vjetët e fundit ka qenë më jo transparenti në historinë e tij.

Ai duke iu referuar marrëveshjes bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit të arritur në vitin 2023 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, thotë se njëjta është e dëmshme për vendin.

Përkitazi me këtë ai shton se Qeveria Kurti i ka sjellë vendit një draft-statut të asociacionit, i cili është i papranueshme për Kosovën.

Selmanaj shprehet pesimist edhe për heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

“Procesi i dialogut në katër vjetët e fundit ka qenë më jo transparent në krejt historinë e vet të dialogut. Mosgatishmëri për të ardhur për të raportuar, mosgatishmëri për të raportuar në komisione parlamentare, madje mosgatishmëri edhe për të dhënë deklarata publike për një proces delikat dhe kompleks. Në fund, përfunduam me dy marrëveshje, një në Bruksel dhe aneksin e Ohrit, që të dyja janë ndër marrëveshjet më të dëmshme që Kosova ka pranuar në historinë vet në negociata… Përfshirë edhe një draft-statut, i cili është krejtësisht i papranueshëm për Kosovën dolën si rezultat i këtyre negociatave të dëmshme që ka bërë kryeministri me asistentin e tij që është zëvendëskryeministër i vendit”, tha Selmanaj.

Sipas tij, Kosova, nën udhëheqjen e kryeministrit Albin Kurti ka hyrë në labirinte me shumë të panjohura.

“Kosova ka hyrë në labirinte me shumë të panjohura. Pesë ditë po të ishin nën sanksione do të duhet të ishim e gjithë shoqëria në shqetësim serioz, të mos themi të dalim të protestojmë në rrugë. Këta fatkeqësisht nuk e dinë se çfarë po bëjnë. Me këtë qeveri nuk jam optimist se do të bëhet diçka mirë”, deklaron ai.

Selmanaj shprehet optimist se LDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

“LDK-ja është shumë e përgatitur më shumë se kurrë. E gatshme me program, me ide, ekip dhe çka do. Ne jemi të gatshëm të hyjmë këtij procesi zgjedhor dhe të marrim barrën e udhëheqjes së shtetit. LDK-ja mendon se Kosovës i duhet një trajektore tjetër, pasi ekonomia duhet të merr hov mbi 5 miliardë euro kemi menduar investime kapitale në shumë projekte madhore. Ne jemi parti e djathtë dhe orientimi jonë është zhvillimor. Pa ekonomi të qëndrueshëm s’ka shtet të qëndrueshëm s’ka ecje tutje. Ne do të merremi edhe me tema të tjera si dialogu, por gjithmonë duke pasur prioritet interesin tonë kombëtar… Ne jemi në garë dhe hyjmë për t’i fituar zgjedhjet. S’kemi asnjë matematikë tjetër”, tha Selmanaj.

Dialogu Kosovë-Serbi ka hyrë në fazë kritike pasi palët nuk kanë treguar vullnet për vazhdimin serioz të tij. Procesi është në bllokadë qe nga shtatori 2023 kur ndodhi edhe sulmi terrorist në Banjska.

Pas zgjedhjeve në BE kishte përpjekje për të ringjallur procesin e dialogut, por takimi i thirrur në Bruksel nuk rezultoi në nivel trepalësh.

Ndërsa masat ndëshkuese mbeten në fuqi qe nga vendosja e tyre në vitin 2023, pas rritjes së tensioneve në veri. BE pati deklaruar se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë mjaftueshëm për uljen e tensioneve, teksa Prishtina zyrtare vazhdimisht ka kërkuar heqjen e tyre pasi i konsideron të padrejta./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Parashikimi i motit për nesër

Parashikimi i motit për nesër

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

I arratisuri i dënuar për grabitje ekstradohet nga Kosova në Maqedoni

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

Kosova dhe Kanadaja forcojnë bashkëpunimin ekonomik dhe industrial

Kosova dhe Kanadaja forcojnë bashkëpunimin ekonomik dhe industrial

Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e njohjes së Kosovës

Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e njohjes së Kosovës

Parashikimi i motit për nesër

Parashikimi i motit për nesër

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

I arratisuri i dënuar për grabitje ekstradohet nga Kosova në Maqedoni

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

Çmimet e arit dhe argjendit në nivele historike

Çmimet e arit dhe argjendit në nivele historike

Kosova dhe Kanadaja forcojnë bashkëpunimin ekonomik dhe industrial

Kosova dhe Kanadaja forcojnë bashkëpunimin ekonomik dhe industrial

“Matrix”- 19.01.2026

“Matrix”- 19.01.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën