Policia e Kosovës gjatë patrullimit në fshatin Zhur të Prizrenit ka sekuestruar një automjet pa targa, të cilin po e voziste një 11-vjeçar.
Sipas policisë, ngasësi i automjetit ishte i mituri, kurse pasagjeri ka qenë babai i tij.
Siç njofton policia, automjeti të cilën drejtonte i mituri ishte i modelit Lamborghini pa tabela të regjistrimit, poseduesi i mjetit nuk ka arritur të prezantoj fizikisht asnjë dokument mbi pronësinë e mjetit.
“Nga policët në detyrë prindit të ngasësit I është shqiptuar një gjobë -vendim për kundërvajtje dhe automjeti është konfiskuar , I njëjti është dërguar në stacionin Policor të Prizrenit. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për të ofruar sigurt si dhe për të mbajtur rend dhe qetësi si dhe rregull në komunikacion”, thuhet në njoftimin e PK-së./teve1.info/










