Policia e Kosovës ka njoftuar se një veturë e cila kërkohej nga Gjermania është sekuestruar në Vushtrri.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.
“Vushtrri: Policia e Kosovës me kërkesë të zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar kanë arritur që ta lokalizojnë një veturë te një person mashkull kosovar. Vetura e cila ishte në kërkim nga shteti gjerman është sekuestruar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh.