Policia e Kosovës dhe dogana kanë gjetur tetë gramë substancë narkotike të llojit kokainë në një veturë me targa të huaja në pikëkalimin kufitar nëVërmicë.
Sipas policisë substanca është gjetur në një kuti çamçakëzi brenda një çante
Në komunikatë bëhet e ditur se drejtuesi i veturës e ka pranuar se sasia e dyshuar është e tij dhe se e ka blerë në Shqipëri.
“Lidhur me rastin drejtuesi i mjetit i dyshuari Y.M. (viti i lindjes 2005) dhe pasagjerët me iniciale A.A. (viti i lindjes 2000), N.A. (viti i lindjes 1999) dhe E.O. (viti i lindjes 1999) që të gjithë shtetas të huaj, janë shoqëruar në zyrat e DHTN-së për intervistim, ku gjatë intervistimit nën prezencë të avokatit sipas detyrës zyrtare, i dyshuari me iniciale Y.M. ka pranuar se sasia e substancës së dyshuar i përket atij dhe se e njëjta është blerë në Republikën e Shqipërisë. Pas konsultimit me prokurorin kompetent, me urdhër të të njëjtit personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj të njëjtit është iniciuar rasti ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’, pasaporta e personit të dyshuar dhe substanca e dyshuar narkotike janë sekuestruar për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në komunikatë. /teve1.info/